Albspirit

Media/News/Publishing

CURRAJ I EPËR NA DHA JETËN, NE PO I RIKTHEJME SHPRESËN

Nga Skënder PËRPEPAJ – Londër

​​ Ne, si grup nismëtar e investitorë, të përkushtuar për vendlindjen tonë, fshatin Curraj i Epërm, i cilësuar si “Perla e Alpeve”, i shpallur kohët e fundit një nga 115 fshatrat turistikë të Shqipërisë, e kryem rikonstruksionin e plotë të kishës së vjetër (1897) të Curraj të Epërm, e cila do të përurohet me 6 gusht, me miq të ftuar nga Presidenca, Qeveria e Shqipërisë dhe e Kosovës, nga Parlamenti i Shqipërisë, nga bashkia e Tropojës, Shoqata e Nikaj-Mërturit, Unioni “Curraj i Epërm”, etj. dhe me disa veprimtari solemne e festive, kishtare,e kulturore. ​​ Për të pasë një organizim të nivelit të lartë, të jetë sa më përfaqësues, të kenë angazhim e rezultat sa më të mirë, kemi menduar bashkarisht që të ngrihet Komisioni i Organizimit të Veprimtarisë së 6 gushtit 2022, me nje përbërje gjithëpërfshirëse nga fshati Curraj i Epërm:
​​ 1.-Skënder Perpepaj
​​ 2.-Mhill Gecaj
​​ 3.-Agron Qokaj
​​ 4.-Petrit Mehmetaj
​​ 5.- Prel Zef Ndrevataj
​​ 6.- Zef Vatnikaj
​​ Moderatorë të veprimtarisë zyrtare e kulturore do të jenë tre përfaqësues të artit, letërsisë e kulturës nga Curraj i Epërm:
​​ 1.- Ndue Vatnikaj
​​ 2.-Prek Mrishaj
​​ 3.- Alma Mehmetaj
​ Kameramani, i palodhuri Sokol Pjetër Qokaj.
​​ Kisha e re e Curraj të Epërm do të bekohet nga Ipeshkvi Dom Simon Kulli i Dioqezës së Sapës, i cili do të mbajë dhe një Meshë në mjediset e saj të rikonstruktuara plotësisht. ​​Kësaj here, sikurse dhe në përurimin e Rrugës së re të makinës para katër viteve, sikurse gjithmonë, të angazhohemi të gjithë bashkëvendasit tanë nga Currajt e Epërm, nga vendlindja jonë, nga Tropoja e Kosova, deri në Angli, Itali e Amerikë, për ta kryer me sukses të plotë, me nivel të lartë, këtë përurim të Kishës tonë në Curraj të Epërm dhe të arrijmë rikthimin e zhvillimin e gjithanshëm e të pandalshëm të jetës në kullat e tokat tona e të të parëve tanë. ​ Ky takim i yni në Curraj të Epërm, ky Përurim i Kishes, këto veprimtari të 6 gushtit do t’iu shërbejnë edhe promovimit e lartësimit të vlerave historike, kulturore, turistike, rikthimit të jetës së re e popullimit gjithëvjetor të vendlindjes tonë të shenjtë. Emrat e atyre që mundësuan rregullimin e Kishës do të bëhen publik së shpejti.

Please follow and like us: