A duhet Kosova t’i dëbojë priftërinjtë serbë, spiunë të KOS-it dhe të BIA-s së Beogradit? /Ata janë fajtorë edhe për krimet masive
Priftërinjtë serbë ndihmuan krimet shtetërore të Serbisë ndaj shqiptarëve
Kjo ide e tij, më çoi mua tek një ide që duket më substanciale (pa hequr dorë as prej të parës) për ta ndihmuar dhe zhvilluar Kosovën dhe për ta evituar një ndikim të fuqishëm negativ të Serbisë dhe shërbimeve të saj të fshehta në Kosovë!
A duhet që Kosova t’i dëbojë priftërinjtë serbë, që janë spiunë të KOS-it dhe të BIA-s serbe?
A duhet të hetohen këta, edhe priftërinjtë si Sava Janjiç, të cilët e kanë ndihmuar ose mund ta kenë ndihmuar dhe bashkëpunuar Serbinë dhe regjimin e Milosheviçit në kryerjen e krimeve në Kosovë ndaj shqiptarëve të pafajshëm?
Se kush janë priftërinjtë serbë, a nuk e tregoi saktësisht presidenti aktual i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, kur u pyet se çfarë duhet të ndodhë me Kishën Ortodokse Serbe në Mal të Zi.
“Ky institucion duhet të rikonstruktohet tërësisht në rrjetin priftëror, sepse Kisha Ortodokse Serbe ne e dimë që çoi në praktika tejet të këqija, me priftërinj të KOS-së të cilët merrnin pjesë në fushata të shumta ushtarake anembanë ish-Jugosllavisë, të cilët janë mbështetës dhe madje edhe aktor të krimeve të kryera dhe të cilët besojnë se uniforma priftërore mund t’i mbrojë”, ka thënë për RTCG, Presidenti i Malit të Zi, Gjukanoviç.
Ajo që thotë Gjukanoviç duhet të kuptohet si dëshmi, sepse ky ishte në krye të institucioneve të Malit të Zi, nga viti 1991 kryeministër 16 vite, dhe tashmë katër vjet president.
Pra, ai ishte në detyrat më të larta edhe kur ndodhi lufta në Kosovë, si president i Republikës së Malit të Zi, pjesë e si thuhej Jugosllavisë së mbetur.
Po ashtu ai ishte në krye të Malit të Zi, si kryeministër edhe në luftërat në Kroaci e në Bosnje.
Pra, për më shumë se 30 vjet në politikë dhe gati po aq në krye të Republikës, ai ka siguruar informacione kredibile, dhe duke qenë president aktual ka informacione të vazhdueshme për rolin dhe portretet e priftërinjve ortodoksë, veçanërisht atyre serbë.
Një operacion i vështirë
Kjo dëshmi e Gjukanoviçit është alarm edhe për BE-ne dhe SHBA-të dhe duket ta respektojnë duke i dhënë një përgjigje të merituar Serbisë dhe kishës së saj, duke e mbështetur të drejtën e autoqefalisë në Mal të Zi, por edhe krijimin e saj në Kosovë.
Në këtë kontekst, paraprakisht duhet të bëhet spastrimi i kishave dhe manastireve nga priftërinjtë, që ishin dhe janë në shërbim të regjimit kriminal serb, dhe gjenocidit të ushtruar nga shteti serb në Kosovë.
Institucionet e sigurisë duhet të sigurojnë informacione të mjaftueshme dhe t’i kërkojnë kishave dhe manastireve largimin nga detyra të priftërinjve që janë infiltruar në shërbime dhe që vetëdijshëm, kanë shkelur detyrat dhe obligimet prej besimtari.
Ky është një operacion i vështirë që don vendosmëri, guxim politikë, dhe që don kohë, por duhet të fillojë të ndodhë. Të gjithë atyre priftërinjve që kanë kryer shërbime për inteligjencën serbe, qoftë atë ushtarake, KOS-in apo atë të BIA-s, duhet t’u ndalohet hyrja në Kosovë me qëllim të ushtrimit të atij profesioni.
Serbia, në vazhdimësi e ka shfrytëzuar rrjetin kishtar ortodoks si një makinë propagandistike, duke krijuar probleme, intriga e mashtrime, duke dëmtuar kisha e varreza, për t’i fajësuar shqiptarët më pas, se kinse si myslimanë nuk i duan serbët për shkak të fesë së tyre, prandaj atyre duhet dhënë pushtet dhe fuqi për t’i mundur deri në zhdukje të shqiptarëve myslimanë!
Nëpërmjet kësaj lufte speciale, ia arriti që serbët t’i paraqiste si viktima të shqiptarëve, sigurisht të ndihmuar edhe nga shërbime të tjera armiqësore ndaj Kosovës dhe duke pasur edhe ndihmën e bandave shqiptare të udhëhequra nga bashkëpunëtorë të Serbisë.
Kjo makineri propagandistike duhet të marrë fund.
Nuk mjafton vetëm dëbim i diplomatëve rus siç kërkon Filips, pa e dëbuar armatën e propaganduesve të programeve serbo-ruse, e mbështjellur me veladonin kishtar!