Samiti Botëror për Iranin e Lirë 2022, Për të Theksuar Nevojën e një Politike të Rreptë ndaj Iranit
Rezistenca Iraniane do të mbajë të përvitshmin “Samiti Botëror për Iranin e Lirë 2022: Irani në prag të ndryshimit” më 23 dhe 24 korrik. Ky samit synon të formojë një front të bashkuar ndërkombëtar që hedh poshtë teokracinë sunduese të Iranit dhe politikën e paqësimit nga fuqitë perëndimore ndaj tij.
Në këtë samit do të marrin pjesë qindra politikanë dhe deputetë të njohur nga të dyja anët e Atlantikut dhe më gjerë. Dhjetëra mijëra iranianë do t’i bashkohen eventit online nga mijëra vende në mbarë botën. Konferenca “Irani i Lirë” e këtij viti po mbahet në mes të rritjes së kundërshtimit publik ndaj regjimit pasi mullahët janë përfshirë nga kriza të pariparueshme brenda vendit dhe ndërkombëtare. Këto kriza e kanë shtyrë udhëheqësin suprem të regjimit, Ali Khamenei, të zgjedhë një vrasës masiv të paskrupullt si Ebrahim Raisin si president të regjimit të tij gjenocidal për të rritur shtypjen në vend, ndërkohë që ka një qasje armiqësore në trajtimin e komunitetit ndërkombëtar.
Dështimi raund pas raundi i bisedimeve të kota për të ringjallur marrëveshjen bërthamore të Iranit të vitit 2015, e njohur gjithashtu si Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit (JCPOA), si dhe marrja peng e shtetasve të huaj dhe atyre me nënshtetësi të dyfishtë për të shantazhuar komunitetin botëror, janë rezultatet e qasjes agresive të Teheranit.
Traktati i turpshëm midis Teheranit dhe Brukselit për lirimin e terroristit të burgosur të regjimit iranian, Assadollah Assadi, dhe presionet e regjimit ndaj Suedisë për të liruar Hamid Noury, një zyrtar iranian burgu i përfshirë në gjenocidin e vitit 1988, janë pjesë e komploteve të regjimit kundër alternativës së mundshme të tij. Këto komplote janë gjithashtu ana tjetër e sfidës ndërkombëtare të regjimit.
Samiti Botëror për Iranin e Lirë 2022 vjen në një kohë që regjimi po përballet me një bllokim strategjik pas polarizimit të ri global kundër regjimeve autoritare, të cilët kanë shpëtuar prej kohësh qafën e Teheranit nga laku i presionit ndërkombëtar.
Samiti “Irani i Lirë” i Rezistencës Iraniane fokusohet në krijimin e një aleance midis forcave demokratike ndërkombëtare, duke hedhur poshtë tiraninë fetare që sundon Iranin dhe në solidaritet me NCRI si një alternativë demokratike ndaj këtij regjimi.
Mijëra “Njësi të Rezistencës” të MEK brenda Iranit i bashkohen konferencës ndërkombëtare të këtij viti online, duke përfaqësuar të gjitha seksionet e shoqërisë së paqëndrueshme të vendit. Ata do të gëzojnë mbështetjen e dhjetëra mijëra bashkatdhetarëve të tyre në mbarë botën dhe politikanëve të njohur nga katër anët e botës.
“Samiti Botëror për Iranin e Lirë” dhe pjesëmarrësit e tij do të bëjnë thirrje për t’i dhënë fund sundimit ogurzi të teokracisë në Iran, e cila përveçse i mungon legjitimiteti social dhe politik brenda vendit, është gjithashtu një kërcënim për paqen dhe stabilitetin global dhe rajonal për shkak të politikave të saj luftënxitëse si dhe eksportit të terrorizmit dhe marrjes së pengjeve për të shantazhuar komunitetin botëror.
Samiti Botëror i vitit 2022 dhe pjesëmarrësit e tij do të nënvizojnë edhe një herë rolin e NCRI si një alternativë e qëndrueshme dhe legjitime ndaj regjimit iranian dhe do t’i gëzohen mbështetjes së brendshme dhe ndërkombëtare. Në “Samitin Botëror për Iranin e lirë” 2022 do të marrin pjesë politikanë të njohur nga tendenca të ndryshme politike, duke përfshirë:
- Dhjetra senatorë amerikanë dypartiakë dhe anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve;
- Dhjetra ish-kryeministra, duke përgshirë disa kryeministra europianë dhe ish-kryeministrat e Kanadasë dhe Algjerisë;
- Qindra ish-zyrtarë të lartë amerikanë dhe europianë;
- Qindra ish-ministra, nga SHBA, Europa dhe Lindja e Mesme;
- Qindra ligjvënës nga të dy anët e Atlantikut dhe më gjerë; dhe
- Qindra mbrojtës të të drejtave të njeriut
Iranianët do të organizojnë njëkohësisht edhe grumbullime në vende të ndryshme dhe do të lidhen me “Samitin Botëror për Iranin e Lirë”.