Alfred Duka: Nderim përjetë dy poetëve, martirë të lirisë!
Sot me rastin e 45-vjetorit të pushkatimit nga diktatura dhe regjimi më kriminal i Evropës, të poetëve Vilson Blloshmi dhe Genc Leka, në Librazhd. Pastaj muarëm rrugën për tek Kulla e Blloshmëve në Bërzeshtë. Vizituam gjithashtu edhe mjediset e brendshme të Kullës, të rrënuara tashmë, si dhe dhomën e Vilson Blloshmit.
U ndjeva i nderuar për fjalën që më dhanë me këtë rast homazhi.
Me pushkatimin e dy poetëve, vetëm e vetëm për shkak të poezive të tyre, regjimi i Enver Hoxhës shënon rekordin më kriminal në historinë e shtetit, duke e rreshtuar diktaturën komuniste më të zezën në histori, pasi pushkatoi dy poetë.
Poetët, Perendia i sjellë ndër ne si misionarë, për të na lënë këngët, poezitë, krijimet dhe kumtet e tyre, për të cilat ato nuk mbajnë asnjë përgjegjësi, por regjimi kriminal komunist shkoi aq larg sa asnjë shtet kriminal në planet, duke torturuar në mënyrë çnjerëzore dhe pushkatuar dy të rinjtë poetë më 17 Korrik 1977.
Pavarësisht njohurive të kufizuara që kam për poezinë, guxoj të them se poezia ‘Saharaja’ e Vilson Blloshmt, është poezia më emblematike e shkruar nën diktaturën komuniste.
Nderim përjetë dy poetëve Martirë të Lirisë!
Please follow and like us: