Dr. Ardian Elezi: Në nderim të dy poetëve martirë, Vilson Blloshmi dhe Genc Leka
Në Bërzeshtë në kullën e qëndresës antikomuniste u përkujtua dita kur regjimi komunist pushkatoi dy poetët e rinj antikomunistë dhe shumë premtues për trashëgiminë e letrave shqipe, disidentë antikomunistë, të cilëve regjjmi u mori jetën për shkak të origjinës së tyre nga ato vinin, derë e madhe e patriotizimit, nacionalizmit, dijes, për shkak të lirisë së mendimit dhe shprehjes për t’u bërë të pavdekshëm dhe përjetësuar në veprat e tyre poetike me vlera të veçanta dhe spikatura estetike, artistike, kumteve dhe mesazheve të fuqishme shprehëse në demaskimin e stigmatizimit e sistemit komunist.
Është një ndër kullat e shqiptarisë ku ndaloi koha dhe ora e komunuzimit dhe Sigurimit të Shtetit dhe që i bën nder vendit tonë për atë që çfarë ajo ofron si histori e moçme dhe e vonë e sagës së një familjje të njohur e atyre trevave për atdhedashuri dhe në përpjekje për liri, demokraci dhe drejtësi. Si i tillë mesazhi që përcillet është mbajtja gjallë dhe përkujtimi i përjetësisë së tyre duke i vlerësuar dhe kthyer këto vende si simbole të qëndresës dhe mbijetesës antikomuniste, si pelegrinazhe vendesh të shenjta e destinacioneve turistike kulturore e historike që i rrit vlerat përfaqësuese të kësaj zone. Kjo është detyrë e institucione shtetërore për mirëmbajtjen dhe ristrukturimin e këtyre kullave simbol. Përfshirja e këtyre autorëve, poetëve në historinë e ndaluar të letrave shqipe, të disidencës antikomuniste si dhe dënimi i krimeve të komunizmit, gjenocidit komunist, thyerjen e murit të heshtjes nga klasa politike si dhe adresimin e përgjegjësive ligjore janë disa nga shqetësimet që duhen konsideruar si detyrime që vijnë nga rezolutat ndërkombëtare dhe angazhimet e legjislacionit të brendshëm në zbatim të tyre.
Siç rëndom ndodh me kauzën dhe simbolet e antikomunizimit edhe në një ditë të trishtë si kjo për familjen, të afermit dhe jo vetëm, pak metra përbri shtëpisë autentike të familjes Blloshm, mu në Bërzeshtë, një tjetër përkujtim dhe simpozium i organizuar në nderim të tyre po jo nga familja nuk e di pse të ndodhte kësisoj ku përpos të tjerave në atë vend kulmonte dhe ylli i kuq, simboli i regjimit vrastar, paradoksalisht ironike dhe fyese, që pushkatoi me një plumb të dy poetët, vëllezër siamezë të bindjeve të tyre siç monumenti i përjetësisë e tregon në qytetin e Librazhdit, që mendoj duhet të ngrihet nga ai pozicion tokësor e lartësohet si mesazh qellior ku kanë vendin poetët.
Pavarësisht tyre dhe në vlerësim të çdo angazhimi dy poetët e martirizuar i përkasin gjithë kombit dhe jo vetëm gjeografisë së zonës duke i kapërcyer tashmë këto kufij.
Nderim dhe përulësi për to dhe qëndrestarëve antikomunistë.
Me mikun tim qëndrestarin antikomunist z. Bedri Blloshmi ku kisha nderin të isha i ftuar dhe të përcillja mesazhe respekti dhe nderimi në kujtim dhe homazh të kësaj dite të trishtë për familjen Blloshmi dhe mbarë vendin.
I përjetshëm kujtimi i tyre dhe gjithë disidentëve antikomunistë dhe martirëve të demokracisë!