Izet Duraku: Saharaja mbetet sërish e kryqëzuar
Ndërkohë që shtohet nderimi për poetët e martirizuar strukturat shtetërore mbeten të shurdhëra për 30 vjet para kërkesës për përfshirje të krijimtarisë së tyre në tekstet shkollore.
Pelegrinazhet, takimet përkujtimore, tubimet shkencore kombëtare e mbarëkombëtare (!!!) po na shërbejnë t’i lajme duart si Pont Pilati, ndërkohë që Saharaja mbetet e kryqëzuar.
Vazhdon praktika faqezeze e dërgimit të nxënësve te lapidare me yll komunist, kur marshimi te prroska e pushkatimit të poetëve duhet të bëhet një udhë kujtese e pendese për popullin që lejoi t’ia vrisnin bijtë më të mirë.
Akademikët, profesorët, poetët duhet të shfaqen kokulur përderisa poetët martir të mos jenë futur në librat e leximit nga fillorja deri në universitet.
Ndërsa politikanëve u duhet kërkuar arsyeja e mospranise së dëshmorëve të fjalës së lirë në sistemin arsimor.
Please follow and like us: