Pirro Millona: Pak fjalë për gjirokastriten, Laureta Poga!
DEDIKUAR GJIROKASTRITES, ISH GJITONES TIME PALLATIT Nr.23 LAURETA POGA!!
… ” Vajza flokëflakë, por mos harroni ata dy sy të saj tepër të rrezikshëm….”!
…Nuk ka moshe për të!
Kështu e mbajnë mend në Gjirokastër.
Një çupë të veçantë, me tipare të dallueshme, e shkathët, me temperamet të hedhur, e plotësuar në çdo drejtim.
Lori, siç e thërrasin, ruan po ato tipare të një vajzë të bukur, edhe sot flokëflaktë, çupë romantike, ëndrrimtare, tepër elegante, por syte e ruajnë atë bukuri, që i ka falur Zoti, bojëqielle, por tepër zhbirues, të rrezikshëm.
Kush nuk e mban mend çupën e shkathët, tepër e talentuar. Recituese tepër potente, u bë një spikere e dëgjuar në Gjirokastër në rininë e vet. I pëlqen ta theksoj, që “jam gjirokastrite e thekur”, e lindur nga dy prindër të mrekullueshëm, geni në gen do të shkojë dhe kjo, Lori jonë e ëmbël pati prirje për letërsi e art.
I jati, profesor i nderuar i letërsisë së qytetit ‘gri’, siç e quan ajo Gjirokastrën e bukur, “zonjën hijerëndë”.
Mësimet në shkollën “Koto Hoxhi” dhe pastaj në gjimnazin me tradita “Asim Zeneli”.
Nxënëse e shkëlqyer, kush nuk e dëshironte në klasën e vet. Shkëlqeu në rrethin letrar, ishte pjesëmarrëse aktive me ato krijimet e saj të para, që shpalosnin një botë të bukur përfshirë brenda saj.
Kur recitonte “Nënë Pashakon” dhe bijtë e saj qanin dhe gurët e sokakut, aty dilte shpirti i saj, me kaq pasion e recitonte.
Kush nuk e ka dëgjuar zërin e Lorit te Radio ‘Studenti’ për katër vjet të studimit të saj në Gjuhë-Letërsi.
Zeri i saj i ngrohtë dëgjohej në dhomat e studentëve, sidomos të programit muzikor sipas kërkesave të dëgjuesve, ku shumë studentët u dedikonin këngë të bukura të dashurave të tyre.
Por në Qytetin e Studentit atë e dallonin si çupa elegante “flokëflaka” dhe i ndryheshin vështrimit të syve të saj bojëqielli, që kishin marrë “namin” si sy të rrezikshëm, që lëshonin flakë.
Çunat e dëshironin atë, e ngacmonim me ato hovet rinore, sidomos kur pinte mbasdite kakaon tek “Klubi i Çetit”. Por Lori vetëm me një shikim, që hidhte rreth e rrotull i “tulaste” ata trima.
Tepër krenare, ajo u rezistoi tufaneve të “dashurive” të vogla studentore.
U kthye në vendlindjen e saj në Gjirokastër tani të japë kontributin e saj. Libohova, ishte qendra e saj e parë. Një mësuese tepër e bukur, por edhe e talentuar. Orën e saj nxënësit e prisnin me gëzim dhe çuditeshin sa shpejt ikte, ishte merita e Lorit, që e koordinonte dhe e bënte të këndshme.
Një dite rastësisht, pasi mbaroi dita e mësimit me shoqet dolën në rrugë për t’u kthyer në Gjirokastër. Tek këmbët e tyre ndaloi një “benz”, në timon ishte një djalë i bukur, që me xhentilencë e ftoi në Laureta Pogën, se e kishte rrugën për Gjirokastër. Ishte nga një familje e dëgjuar në Gjirokastër, kështu që e ndjente si oblikim qytetar për këto çupa të reja dhe të bukura.
Lori, e bukur qysh në shikimin e parë ngeli.
Ju ngulit shumë dhe me vete mendoi: “Ky është mashkulli, që i duhej asaj, e kishte kërkuar kudo dhe i doli sot me këtë gjest të thjeshtë fisnik”.
I hyri në zemër Lorit tonë. Aq i paraqitshëm ishte djaloshi, sa Lori me vete e quajti “Leo Roveli”, aktori italian, i ngjante shumë atij, por ishte dhe ndjesia e Lorit, që e afroi më shumë me të.
Dashuria me shikim të parë i dha frutet e veta.
Në sajë të dashurisë të të dyve, u kthye në lidhje të fuqishme, në një martesë tepër të frutshme dhe me trashëgimtarin e tyre, djalin.
…Dhe sot, pas kaq vitesh, që është larg, çupa “flokëflake”, Laureta, kujtohet bukur dhe me respekt nga patriotët e saj qytetarë të qytetit “gri”, Gjirokastrën, aq të dashur për të…
Tiranë, më 17 Korrik 2022.
Please follow and like us: