Antikonspiracioniste/Nga vinte zemërimi botëror i Hitlerit?
I shpalli luftë njerëzimit në emër të racës së pastër ariane, por vetë ai kishte deformime që sipas mjekëve ishin edhe burimi i vërtetë i zemërimit të tij.
Diktatori gjerman vuante nga një cen kongjenital që e pengonte të kryente një akt seksual normal. Në gjuhën mjekësore quhet sindroma “hypospadias”. E thënë shkoqur, Fuehrer vuante nga penisi i vogël dhe i deformuar.
Historianët Jonathan Mayo dhe Emma Craig në librin e tyre me titull “Dita e fundit të Hitlerit. Minutë pas minute” zbulojnë arsyet pse Hitleri kishte komplekse në lidhje me aftësitë e tij mashkullore.
Ai shpesh ndihej i tmerruar nga vogëlsia dhe deformimi i organeve gjenitale. Mjeku i tij personal Theodor Boren, u përpoq të rriste epshin e diktatorit gjerman me amfetamina dhe hormone specifike por nuk ia arriti. Edhe truprojat ishin në dijeni të problemeve seksuale të Fuehrer. Albert Speer vë në dukje se për një kohë të gjatë Hitleri nuk kishte jetë seksuale me gruan e tij Eva Braun.
Disa muaj më parë historiani gjerman Peter Flaisman i cili kishte studiuar të dhënat mjekësore të Hitlerit zbuloi se ai vuante nga sindroma “cryptorchidism” në anën e djathtë që do të thotë nga mungesa e një testikule.