Albspirit

Media/News/Publishing

Ramiz Lushaj: Ambasadorë amerikanë për shqiptarët (2)

Thomas Nelson PEJXH, Ambasador i SHBA në Itali, 1915

(Thomas Nelson Pejxh (23 prill 1853- 1 nëntor 1922) ishte diplomat, avokat e shkrimtar i njohur amerikan. Ai, në kohën e Presidentit Amerikan Woodrow Wilson, u emërua më 21 qershor 1913 ambasador i SHBA në Itali dhe qëndroi në këtë detyrë nga 12 tetor 1913 deri më 21 qershor 1919).

GJENDJA KRITIKE E REFUGJATËVE SHQIPTARË PAS GENOCIDIT TË TRUPAVE GREKE

…Pas plaçkitjeve të kryera nga trupat greke në Jugun e Shqipërisë Londineze, në pranverën dhe verën e vitit 1914, fi lluan të shkojnë në Amerikë lajme për situatën e rëndë kryesisht nëpërmjet misionarëve dhe vëzhguesve diplomatikë. Disa amabasada amerikane në Ballkan e në Europë ndihmuan në përcjelljen zyrtare të këtyre lajmeve.

Ambasadori amerikan në Itali, Thomas Nelson Pejxh, dokumenton për dërgimin në Shqipëri të njërit prej antarëve të personelit të kësaj ambasade për të vëzhguar situatën. (Akademik Haris Silajdziç, politikan i lartë nga Bosnje-Hercegovina, ka botuar një vepër mbi marrëdhëniet shqiptaro-amerikane: “Shqipëria dhe SHBA në arkivat e Washingtonit”. Dituria. Tiranë. 1999, e cila do të jetë dhe një nga burimet e literaturës në këtë botim-kolanë “Ambasadorë Amerikanë për Shqiptarët”).

“Informacioni i Nelson Pejxh vërteton lajmet për gjëndjen kritike të refugjatëve shqiptarë pas genocidit të trupave greke ndaj popullsisë shqiptare në Jugun e Shqipërisë”. (Dokument i hartuar nga ambasadori amerikan Nelson Pejxh sipas informacionit derguar atij më 21.01.1915).

Gjithashtu ekzistojnë edhe informacione të tjera, të cilat përputhen me vlerësimet për gjëndjen kritike në të cilën ndodhej popullsia shqiptare. (The Albanian Releif Fund Pamphet. 1915./ Citim dhe nga Haris Silajxhic. Po aty. F.12 / Shënim: Shqipëria Londineze e pas 1913-tës dhe trevat e tjera etnike shqiptare në Ballkan (në shtetet e sotme Kosovë, Serbi, Mali i Zi, Maqedoni, Greqi) nuk ishin të panjohura nga diplomacia amerikane, ashtu siç rreket me i trajtue ndokush në botime, masmedia, mediume. Shqipëria e shqiptarët në Ballkan ishin objekt fokusues e rrezatues i diplomacisë amerikane si në Uashington D.C. dhe në në Europë e Ballkan. Ky fakt i interesimit të ambasadorit amerikan në Itali, Shkëlqesia e Tij, Thomas Nelson Pejxh, është një dëshmi reale.

—————————————-

Xhozef HEJVN, Diplomat amerikan, 1919

 

GREKËT PËRDORËN KËRCENIMET E VRASJET QË TË ASIMILONIN POPULLSINË SHQIPTARE

 

Xhozef Hejvn, diplomat amerikan, në shkurt të vitit 1919, kreu një vizitë pune në vise të Shqipërisë së Jugut, ku mori takime të përveçme, të shumta e të thukta me shqiptarët trojenik të atyhit. Takimet e bisedat i kreu pa praninë e oficerëve italianë apo francezë. Kjo i mundësoi atij të njihte më nga afër dhe më mirë realitetin tragjik të krimeve e genocidit grek ndaj shqiptarëve.

Diplomati amerikan i shkruante Departamentit Amerikan të Shtetit (DAP), ndryshe nga disa burime të tjera ballkanike e europiane në disa kanale (jo)diplomatike, duke e paraqitur një pamje të vërtetë të terrorit, përgjakjeve e genocidit Grek ndaj Shqiptarëve: “Grekët përdorën mënyra të ndryshme që të asimilonin me forcë popullsinë shqiptare, duke përdorur kërcënimet dhe vrasjet. (H.Silajxhiç. Vepër e përmendun. Po aty. f. 70)

Teorikisht grekët vrasin fshatarët e pafajshëm, vetëm pse këta janë muslimanë, në të vërtetë ata janë fajtorë vetëm pse nuk heqin dorë nga të qenurit shqiptarë”. (NA 875/004 /47).

—————————————-

Ambasada Amerikane në Zvicër, 1919

PROTEKTORIAT AMERIKAN MBI SHQIPËRINË

Në fillimin e Konferencës së Paqes ideja mbi marrjen pjesë të Amerikës në zgjidhjen e Çështjes së Shqipërisë u bë më se e domosdoshme , sigurisht e lidhur kjo dhe me qëndrimin që mbajti kjo Konferencë ndaj Shqipërisë dhe përfaqësuesve të saj.

Në këtë moment, inisiativa e meritë e madhe për përcaktimin e kërkesave shqiptare dhe për koordinimin e veprimtarisë të të gjithë shqiptarëve në këtë drejtim i përket edhe Mehmet Konicës, pastaj dr. Adhamidhit dhe profesorit amerikan Xhorxh Heronit, me të cilin dr. Adhamidhi kishte lidhje të ngushta.

Në një letër që profesori Heron iu ka drejtuar Nolit thuhet se shqiptarët, nëpërmjet Adhamidhit iniciuan çështjen e një Protektoriati Amerikan mbi Shqipërinë dhe kërkojnë që George Fred Williams, (George Fred Williams – ish ambasador amerikan në Greqi e në Malin e Zi në vitet 1913-’14),  ish ambasadori amerikan në Athinë, të përfshihet në këtë fushatë. (H. Silajxhiç. Po aty. f. 89). Sipas kësaj letre, Heroni, (N.A. Letër e Heronit) “nëpërmjet Përfaqësisë Diplomatike Amerikane në Zvicër, i dërgon Willsonit, të gjithë dokumentacionin që kishte të bënte me këtë çështje…”. Kësokohe, më 1919, ambasador i SHBA në Zvicër ishte Pleasant Alexander Stovall (1857-1935), i cili u emërua më 21 qershor 1913, i paraqiti Letrat Kredenciale më 23 gusht 1913 dhe qëndroi në këtë detyrë të lartë diplomatike deri më 14 dhjetor 1919).

——————————————–

Washington D.C. Tetor, 1920

CHARLES TELFORD ERICKSON, “I DËRGUAR I JASHTËZAKONSHËM DHE MINISTËR FUQIPLOTË” I SHQIPËRISË NË SHBA

Charles Telford ERICKSON (1867-1966), diplomat amerikan, misionar fetar, historian. Veprimtar i shquar i Çështjes Kombëtare Shqiptare.

Erdhi në Shqipëri në vitet 1908-1912 si dhe herë të tjera, rreth tre dekada gjithsej. Ishte një nga përfaqësuesit e Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Paris (1919), përfaqësues diplomatik i Shqipërisë në SHBA (tetor, 1920), një nga punonjësit e ambasadës së parë amerikane në ë SHBA (tetor, 1920), një nga punonjësit e ambasadës së parë amerikane në Shqipëri në vitin 1922, autor i pesë librave për Shqipërinë e shqiptarët, etj.

Më 23 tetor 1920, me anë të një letre dërguar Presidentit Woodro Wilson, Qeveria Shqiptare emëronte amerikanin Charles Telford Erickson si “I dërguar i Jashtëzakonshëm dhe Ministër Fuqiplotë”, gjithnjë në një funksion gjysmëzyrtar. (Ilir Ikonomi. Vatra dhe njohja e Shqipërisë nga Amerika. Kumtesë në Konferencën Shkencore “Federata Pan-Shqiptare e Amerikës ”VATRA, 100 vjet në shërbim të Kombit”. Nju Jork, 28 prill 2012).

Ericksoni, si i deleguar i Federatës Panshqiptare “Vatra” në Amerikë kishte ndihmuar mjaft në Konferencën e Paqes në Paris për çështjen e kufi jve dhe të mandatit mbi Shqipërinë dhe shpresohej se ai mund t’i jepte asaj një zë të fortë në Uashington çka mund të çonte në njohjen nga ana e Amerikës.

Ky vendim i Qeverisë Shqiptare të Kongresit të Lushnjës (Qeveria e Kongresit të Lushnjës kishte në kabinetin e saj: kryeministër Sulejman Delvina, përkohor, në vend të tij, për sa kohë ishte në Konferencën e Paqes në Paris, ishte Eshref Frashëri, ministër i Punëve Botore, Ahmet Zogu –ministër i Punëve të Brendshme, Sotir Peci –ministër i Arsimit, Hoxhë Kadria – ministër i Drejtësisë, Mehmet Konica –ministër i Punëve të Jashtme, Ndoc Çoba –ministër i Financave, Riza Ali Kolonja (1.11.1920) –ministër i Luftës. Më 27 maj 1920 në Qeveri u caktuan dhe tre ministra Paportofol me mandate të përkohshëm: Bajram Curri, Spiro J. Koleka, Hysen Vrioni. (Kastriot Dervishi. FESH. Vol. III. Tiranë, 2008, f. 2157)  me kryeministër Sulejman Delvinën e ministër të Jashtëm Mehmet Konicën, për emëriminin e diplomatit e misionarit Erickson nuk ishte afatgjatë në veprim, pasi më 14 nëntor 1920 kjo Qeveri dha dorëheqjen si pasojë e kontradiktave politike të ditës, të asaj kohe.

Një javë pas arritjes në Uashington, Ericksoni mori një telegram që e njoftonte se Shqipëria kishte ndrruar Qeveri. Tjetra Qeveri (15 nëntor 1920 – 1 korrik 1921) me kryeministër e ministër të Punëve të Jashtme Iljaz Vrionin nuk ia ripërtëriu këtë mandatim, po “gjithsesi, ai qëndroi në Uashington dhe vazhdoi ta përfaqësojë Shqipërinë në cilësinë e një qytetari privat” 3

Kryediplomati Erickson, për aq kohë që qëndroi në Shtetet e Bashkuara ngulte këmbë se kishte ardhur koha që Amerika ta njihte Shqipërinë. Argumenti i tij ishte se, për mijëra shqiptaro-amerikanët, Amerika është pothuaj aq e dashur sa dhe atdheu i tyre.

Si Amerika “nuk ka vend tjetër, – do të shkruante ma vonë Charls Telford Erickson, – që t’ua ketë pushtuar shqiptarëve zemrën dhe imagjinatën”. Carls Telford Erickson erdhi në Shqipëri “si misionar, por qysh në fi llim ai e pa që gjëja më e pakët, për të cilën shqiptarët kishin nevojë në atë kohë ishte të merreshin me punët e fesë. Kështu që ai u kthye në një historian, në një diplomat. Në vitin 1922 ai ishte antar dhe punonjës në Legatën Amerikane, qysh në stafi n e parë të diplomatëve amerikanë në Tiranë. Pastaj e shohim me një shkop në dorë me një kompani amerikane që kërkon naftë fushave deri në Tepelenë dhe Mallakastër. Pastaj hapi shkollën bujqësore të Kavajës, e cila për fat të mirë ekziston edhe sot, dhe me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë i vunë emrin e tij, si themelues i asaj shkolle. Pastaj e shohim që e merr dekoratën nga Mbreti Zog “Kalorësi i Artë i Skënderbeut” dhe në vitin 1937 ai ka qenë i ftuar i nderit midis miqve më të nderuar të Shqipërisë ne festimet e famshme të 25 vjetorit të Pavarësisë. Dëshiroj të përmend se në 100 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë kemi arritur të kontaktojmë me nipërit e tij, prindërit e të cilëve kanë lindur ose kanë jetuar në Elbasan nga viti 1908 deri në vitin 1912 bashkë me gjyshin e vet. Ata ishin pjesë e këtyre festimeve të 100 vjetorit; Pol Erikson, Donald Xhonson dhe Meri Alise Morrison…”. (Intervistë e studiuesit e ambasadorit të Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe e Irlandës së Veriut, Mal Berisha, autor i veprës me tre vëllime për jetën e veprimtaritë e Charles Telford Ericksonit, dhanë korespondentit të “Zërit të Amerikës”, Ilirian AGOLLI. Tiranë, 16 dhjetor 2012).

Please follow and like us: