Albspirit

Media/News/Publishing

Cikël poetik nga Mimoza Pulaj

BANESË DASHURIE
Kuqëlojnë dy mollë
në një pellg vjeshte.
Gjoks hëne.
Bar i zverdhur
për to përkulet . Në heshtje.
Lëndina
s’ka nevojë
për asgjë tjetër,
o mbrëmje e purpurt!
Përkundu në të, o varkë flakë
me dy zemra drite!
PETALE TË KALTRA
Thërret malli. Tingëllues.
Thur vargje
me ngjyrën që i mungon.
Psherëtin ajo nëpër re
e petale të KALTRA
bien. Si frymë.
Tërë jetën kanë rënë.
JOSH NJË KAMBANË
Josh një kambanë
gjuhëz zjarr…
Por rreth saj
s’mbaron i ftohti.
As në behar.
Please follow and like us: