Pa Filtra/Negociatat me BE, Eksperti për Europën Aliaj: Tani fillon stërmundimi për politikën dhe administratën. Qytetarët përfitues
I ftuar në emisionin ‘Pa Filtra’ të gazetarit Artur Nura, eksperti i Çështjeve Europiani Ilir Aliaj tha se festa ka mbaruar për Tiranën e cila duhet të përveshë mëngët për të filluar punën me përkthimin e 150 mijë faqeve të “Acquis Communautaire” që është tërësia e të drejtave, detyrimeve ligjore dhe objektivave politike që bashkojnë dhe lidhin shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe që duhet të pranohen pa rezerva nga vendet që dëshirojnë t’i bashkohen sigurisht duke i aplikuar të gjitha hap pas hapi!
Sipas ekspertit Ilir Aliaj edhe kushtet që ka imponuar Gjermania qëndrojnë ndaj Shqipërisë tani më shumë se përpara dhe se shqipëruar kjo, do të thotë që pas hekurave nuk duhet të shkojnë vetëm politikanë e ish ministra, por edhe gjyqëtarët e juristët të cilët kanë dhënë dorëheqje për shkak të Vetingut.
Sipas Aliaj Bullgarisë pasi u pranua në BE ju bllokuan të gjitha financimet europiane sepse nuk po ndëshkonte politikën e korruptuar duke e detyruar të çojë në burg këta të fundit për të përfituar financimet!
Aliaj tregoi se edhe Liria e Medias në Shqipëri tashmë do matet me filtra të reja europianl dhe kryeministrit do i duhet të mos shkelë më konventat europiane që rregullojnë punën e gazetarëve duke i përjashtuar ata nga konferencat e tij.
Pyetjes së gazetarit Artur Nura për përfitimet që do të kenë paskëtaj qyetarët pro europianë të Shqipërisë, eksperti Aliaj ju përgjigj që ato janë të shumta. Për shëmbull tha Aliaj, shqiptarëve i duhet garantuar uji i pijshëm në shtëpi dhe jo të jenë të detyruar ta blejnë atë siç ndodh deri tani.
Eksperti Ilir Aliaj tregoi se etapat për tu ndjekur nga Tirans pas hapjes së negociatave janë të gjata dhe sigurisht të lodhshme, por që ja vlen “bara qeranë” për t’i realizuar.