Ekspertja e Edukimit Ana Llazo: Investimi në Arsim përkthehet në prosperitet për Shqipërinë
Edukimi është një nga faktorët më të rëndësishëm për suksesin e një individi në shoqërinë e sotme Të qënit i varfër apo i pasur janë koncepte që masin pasurinë materiale por edukimi dhe arsimimi janë matës kompleks që sigurojnë të ardhmen e shoqërisë.
Pse arsimi dhe edukimi është i rëndësishëm?
- krijon një shoqëri me vlera,
- zvogëlon nivelin e varferisë,
- zvogëlon nivelin e krimit,
- promovon shëndet mendor,
- siguron rritje ekonomike,
- kontribuon në një shoqëri më të denjë duke njohur dhe respektuar të drejtat, ligjet dhe
Sipas Bankës Botërore aksesi në arsimin bazë është rritur ndjeshëm gjatë kësaj dekade, por shumica e vendeve në botë u fokusuan në aksesimin, duke mos i kushtuar vëmendje të mjaftueshme cilësisë së arsimit. Kjo do të thotë që janë shtuar shkollat dhe investimet e kryera për to, por nuk është investuar mjaftueshëm në krijimin e mundësive për trajnime periodike të mësuesve, përmirësimin e infrastrukturës teknologjike dhe investime në biblioteka; kjo situatë paraqitet në vendet në zhvillim.
Shqipëria vitet e fundit i ka kushtuar rëndësi zhvillimit të arsimit dhe investimit për të krijuar kushte të favorshme për nxënësit dhe studentët. Pandemia solli në vemendje disa problematika, sidomos sfidat në mësimdhënien online.
Disa nga problematikat që përballet sistemi arsimor parauniversitar në Shqipëri janë:
- Në zonat rurale mungojnë investimet në shkolla, shumë prej tyre janë të amortizuara pa pajisje ngrohje;
- Mungesë e mbulimit me staf të kulifikimit dhe mësues;
- Kurrikula të pa përditësuara;
- Mungesë pajisjesh dhe laboratorësh;
- Mungesë të një infrastruktrure teknologjike;
- Klasa të mbipopulluara;
- Mbështetje e pamjaftueshme për fëmijët me aftësi të kufizuar dhe autikë.
Që t’i japim Shqiperisë arsimin që meriton duhet:
- Të sigurojmë kushte për një edukim sa më cilësor me kurrikula bashkohore;
- Të krijojmë politika mbështetëse për një arsim sipas standarteve Europiane duke u konsultuar me grupet e interesit;
- Më shumë trajnime për mësuesit brenda dhe jashtë vendit;
- Mbështetje më e madhe për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe autikë;
- Qeveria të rris investimet në sistemin parauniveristar në infrastrukturën fizike dhe
“EDUKIMI ËSHTË SFIDA MË E RENDËSISHME E KOHËS MODERNE”
Referencë
https://blogs.worldbank.org/education/trends-returns-schooling-why-governments-should-invest-
more-people-s-skills