Yuri Kim: Të nxjerrim mësimet nga diktatura e dhuna!
Këtë vit, gjatë festimeve tona të 100-vjetorit të marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, kam menduar për gjithçka që ka ndodhur përpara se ne të shfaqeshimA, të gjithë ne të dilnim në skenë. Shumë çka ka ndodhur. Ne kemi pasur pjesën tonë të sprovave dhe mundimeve, si dhe të sukseseve. Dhe këtu sot rastësisht në këtë ditë festojmë edhe fillimin, fillimin formal të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. E kush do ta kishte menduar këtë njëqind vjet më parë?!
Ja çfarë desha të them. Për çdo ambasador amerikan është një nder i madh, një nder i madh, t’i kërkohet nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, të përfaqësojë vendin tonë në një vend tjetër. Për ata nga ne që mund të vijnë në Shqipëri si ambasadorë, është një nder edhe më i madh dhe është një nder shumë i veçantë. Nuk është se Shqipëria është vendi më i madh, se është vendi më i pasur, asnjëra nga këto. Por ky është me të vërtetë vendi më i veçantë. Nuk ka njeri në botë si shqiptari. Dhe miqësia që kanë amerikanët, që ambasadorët amerikanë mund të përjetojnë personalisht me ju, është diçka vërtet e paharrueshme. Mund ta kem përmendur edhe më parë. Përpara se të vija në Tiranë, kam vizituar ambasadorët e mëparshëm që janë ende mes nesh, përfshirë ambasadorin Ryerson.
Ai më tha, më dha udhëzime sipas modës së vjetër. Nuk më dërgoi një pikë në hartë për ta ndjekur përmes GPS. Ai më dërgoi një udhëzim të gjatë: ec për dy milje nga kjo anë, kthehu majtas, 1,5 milje nga kjo anë, kthehu djathtas, të gjitha këto. Dhe unë thashë, si do ta di që kam arritur. Është një udhëtim i gjatë, një orë me makinë, jashtë Uashingtonit. Dhe ai më tha, mos u shqetëso, do ta kuptosh. Pra unë jam duke ngarë makinën për një orë, dhe shoh shtëpi, kuaj, ferma, aeroporte. Dhe pastaj, në fund të një ore të gjatë, shoh diçka dhe e di se këtu jeton Ryerson. E dini nga e kuptova? Edhe aty në fshat në Uashington DC, shumë vite pasi u largua nga ky vend, jashtë shtëpisë së tij, valëvitet me krenari flamuri kuqezi pranë flamurit amerikan. Në zemrën e tij, ai nuk u largua kurrë nga ky vend.
Ne besuam në sovranitetin tuaj. Ne besuam në pavarësinë tuaj. Ne besuam në pavarësinë tuaj, ne besuam në forcën tuaj, në të ardhmen tuaj, ne besuam në ju, ne besojmë në Shqipërinë në Evropë dhe besojmë se është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe një nder i madh për çdo ambasador amerikan që të përfaqësojë Shtetet e Bashkuara këtu në Tiranë, Shqipëri, në këtë kryeqytet europian. Pra, faleminderit për këtë nder të madh, faleminderit për këtë libër, dhe miqësia mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë rroftë edhe për një qind vjet, miqësia mes popullit shqiptar dhe popullit amerikan rroftë edhe për njëqind vjet të tjerë!