Albspirit

Media/News/Publishing

TURHAN PASHA, GAZETARIT TË CORRIERE D’ITALIA (1919): KU GABON GREQIA ME SHQIPTARËT…

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 25 Korrik 2022

 

“Le Temps” ka botuar, të dielën e 2 shkurtit 1919, në ballinë, një shkrim në lidhje me deklaratat e Turhan Pashës për Corriere d’Italia me qëllim mbrojtjen e interesave shqiptare asokohe në Konferencën e Paqes në Paris ndaj orekseve greke, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

 

Pretendimet shqiptare

 

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Kreu i qeverisë së përkohshme shqiptare, Turhan Pasha, në lidhje me kërkesat e paraqitura nga Shqipëria në Konferencën e Paqes, i bëri këto deklarata para një bashkëpunëtori të Corriere d’Italia:

Greqia, duke i bazuar të drejtat e saj mbi dendësinë e popullsisë greke në Epirin e Epërm, përjetëson gabimin që bën të konsiderohen si grekë – për shkak se katolikë të ritit grek – 150.000 shqiptarë, të cilët popullojnë luginën e Gjirokastrës dhe fushën e Delvinës.

Nga ana tjetër, nuk është çudi që kultura greke ka mbizotëruar në Shqipërinë e Jugut, pasi qeveria turke i lejoi grekët të hapnin shkolla atje, ndërsa i ndaloi shkollat kombëtare (dmth shqiptare). Prandaj, komisioni shqiptar, nëpërmjet argumenteve të pakundërshtueshme, do të mbështesë mbrojtjen e të drejtave të kombit në Konferencën e Parisit”.

Please follow and like us: