Albspirit

Media/News/Publishing

Avdush Canaj: EDHE DITËS I PIKUAN LOTËT

 

 
Ata erdhën siç vjen tufani
babën me plis
e lidhën për mani.
Mos e vritni,i luta,
mos, babën tim plak!
Askujt s’i ka hak!
Jemi në Tokën tonë,
s’jemi ardhacakë.
Babën e dua,
jam gjaku i tij i dlirë,
më vritni mua më mirë!
Më vritni mua!
Një sy lubie
më shkundulloi për flokë:
Dëgjo ti, shqiptari i vogël,
plumbin s’e harxhoi në ty
te ky mur,
dikush duhet të tregoj histori
se ç`bëmë ne dikur.
Dhe babën e bënë shoshë,
shoshë  edhe plisin!
E motrën? Ah, motrën
që i ngjante krejt nënës,
në sy të mi
ia prishën bistekët,
bistekët e bukur si të hënës!
Ç’të të them tjetër?
Edhe ditës i pikuan lotët
bashkë me blerimin!
Dielli u fsheh pas reve
t’mos e shoh trishtimin!
Please follow and like us: