Albspirit

Media/News/Publishing

Grabiten në Mykonos shqiptaret e pasura dhe i dashuri i njërës prej tyre

Duket se luksi i tepërt në të cilin po kalonin pushimet e tyre 3 shtetas Shqiptarë në ishullin e vipave në Geeqi Mykonos,u ka rënë në sy grabitësve,të cilët kanë mundur të grabisin prej dhomës së shtetasve shqiptarë sende me vlerë mbi 45 000 euro.

Ngjarja e pa zakontë ka tërhequr vëmendjen e mediave greke ,të cilat kanë pasur në faqet e tyre lajmin lidhur me ngjarjen.

Sipas burimeve lokale,sendet e vjedhura janë orë floriri,varëse,para kesh,por edhe pasaportat dhe patentat e tyre.

Denoncimi u bë prej viktimave në rajonin policor të ishullit ndërsa viktimat janë dy motra dhe i dashuri i njërës prej tyre.

Për momentin emrat e tyre nuk bëhen publikë, por mediat greke thonë se treshja shqiptare kishte marrë me qera një suitë në një hotel luksi në në zonën “Plindri” në Mykonos.

Por gjatë orëve të mëngjesit të datës 24 korrik ,grabitësit mundën të hynin në dhomën e hotelit duke përdorur një prerës metalik dhe në pak minuta zbrazën dhomën e turistëve shqiptarë dhe u larguan me shpejtësi në rrugicat e zonës.

Turistes së parë shqiptare, siç ka denoncuar në polici, i kanë marrë florinjtë me vlerë totale 17 100 euro, pasaportën dhe lejen e drejtimit. Të motrës i janë marrë sende dhe bizhuteri në vlerë prej 18400 euro, si dhe pasaportë. Të dashurit të saj i janë marrë sende dhe bizhuteri me vlerë 10 mijë euro si dhe pasaporta.

Policia nuk ka ndonjë të dyshuar për aktin,ndërsa viktimat tashmë duhet ti drejtohen drejtësisë vendase për të bërë të mundur një kompromis me pronarët e hotelit nëse do t’ju jepet mbrapsht diçka prej vlerës së humbur në ambientet e hotelit.

Kjo është hera e parë që turistë shqiptarë denoncojnë vjedhje të sendeve me vlerë të madhe në ishullin e Mykonos.

Top Channel

Please follow and like us: