Albspirit

Media/News/Publishing

Arqile Garo: Kumti njerëzor i një pikture

Kjo pikturë, e cila ka përlotur botën, është nga me të çmuarat ne Europë, jo vetëm nga çmimi, por më shumë nga mesazhi që përcjell…
Një i moshuar ishte dënuar me vdekje të ngadaltë, duke e lënë pa ushqim derisa të vdiste. Lejohej vetëm një person nga të afërmit ta vizitonte çdo ditë.
E bija, pasi i bëhej kontrolli nga rojet e burgut, hynte dhe qëndonte sa kohë ishte e lejueshme pranë të atit. Kaluan ditë dhe plaku nuk po vdiste, atëherë rojet vendosën të ndiqnin veprimet e saj.
Kur panë se e bija e ushqente të atin me qumështin e saj, raportuan menjëherë tek eprorët e tyre.
Gjykata u mblodh përsëri, por nuk kishte ligj që ndalonte veprimin e vajzës së tij. Pas disa ditësh plaku u lirua…
Qëllimi i pikturës është të japë një mesazh të qartë, se femra pavarësisht çfarë është, bijë, motër, grua apo nënë ka misionin e madh të japë jetë, t’i lartësojë gjërat deri në pafundësi.
Please follow and like us: