Kastriot Dervishi: Faleminderit SHBA!
Sot mbushen 100 vjet nga dita nga SHBA njohur shtetin shqiptar. Më 25.7.1922, sekretari i shtetit, Charles Evans Hughes (1862-1948) la këtë porosi për të komisionerin, Maxwell Blake në Shqipëri (konsull i përgjithshëm në Marok atë kohë):
“Në datën 28 korrik mund t’i dorëzoni ministrit të Jashtëm të Shqipërisë (Pandeli Evangjeli-shënim) një njoftim me shkrim për njohjen de jure të Shqipërisë nga Shtetet e Bashkuara. Kur të njoftoni njohjen, mund të deklaroni se Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka patur parasysh faktin që Shqipëria arriti të mbajë me sukses një qeveri kombëtare. Në pritje të aktit legjislativ nga Kongresi për të vendosur një përfaqësi të rregullt diplomatike, ju do të vazhdoni të veproni si komisioner i Shteteve të Bashkuara në rangun e ministrit. Konfirmoni marrjen dhe veprimet që do të ndërmerrni. Fakti i njohjes do të jepet për publikim në gazetat e mëngjesit të datës 28 korrik”.
Data e sotme shënon 100-vjetorin e lidhjes së këtyre marrëdhënieve. SHBA kanë qenë mbrojtëse të interesave shqiptare përballë hegjemonisë e ndikimeve ruse në rajon. SHBA si vend i lirisë dhe demokracisë, mbrojtën sovranitetin e shtetit shqiptar, rrëzuan komunizmin, i dhanë Kosovën shqiptarëve, si dhe ishin faktor përcaktues për shqiptarët në Maqedoni, Mal të Zi, etj. Për kombin shqiptar, prania e SHBA-së në Ballkan ka qenë dhe mbetet jetike. Faleminderit SHBA!
Please follow and like us: