Albspirit

Media/News/Publishing

Presidenti i SHBA i shkruan modeles shqiptare

Modelja shqiptare, Hana Noka, ka njoftuar më herët se i kishte shkruar një letër Shtëpisë së Bardhë dhe presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, duke e falënderuar për kontributin e dhënë për Kosovën. Ndërsa së fundmi, ajo ka zbuluar përmes një postimi në “Instagram” se Biden i ka kthyer përgjigje përmes një letre. Në letrën në fjalë, presidenti amerikan e falënderonte shqiptaro-amerikanen për idetë dhe gjërat që ajo i kishte ndarë në letrën e nisur drejt tij, duke shtuar se gjërat e tilla janë një inspirim për të.

 “Derisa ne ecim përpara për të trajtuar çështjet komplekse të kohës sonë. Ju inkurajoj të mbeteni një pjesëmarrëse aktive për të ndihmuar në shkrimin e kapitullit tjetër të madh të tregimit amerikan. Ne kemi nevojë për ju, për guximin dhe përkushtimin në këtë kohë kritike dhe ne duhet ta kemi këtë moment së bashku si Shtete të Bashkuara të Amerikës. Nëse e bëjmë këtë, besoj se ditët tona më të mira janë ende përpara”, thuhet në letrën që ajo ka marrë.
Please follow and like us: