Albspirit

Media/News/Publishing

Gjelok Marko: Edvin Kristaq Rama, Udhëheqës Gjenial apo Kanceri i Kombit?

Kur shfaqet kanceri, luftimi kundër tij ka prijoritet pasi dihet se në raste të tilla ose do të vritet kanceri ose do të vdesë personi ose kombi i prekur prej tij. Si krijohet kanceri në trupin njerëzor ? Shkenca e mjekësisë na thotë: Shumica e kancereve, rreth 90-95% e rasteve, janë për shkak të mutacioneve gjenetike nga faktorë mjedisorë dhe të stilit të jetesës…

E shpjeguar më thjesht kjo do të mund të shprehej: Për arsye të ndikimit të faktorëve të jashtëm, ose dhe për arsye të tjera disa qeliza të trupit, qeliza që deri në atë kohë kanë funksionuar dhe kanë ndihmuar jetën e funksionin e organit ku bëjnë pjesë, ndryshojnë natyrën e tyre dhe transformohen në qeliza armike, në qeliza vrasëse ose si quhen ndryshe në qeliza kanceroze.

Ky proces zakonisht fillon me një qelizë të vetme e cila pastaj shumohet me shpejtësi dhe vret ose degjeneron të gjitha qelizat që gjenden rreth saj. Është detyra e sistemit imunitar, sistemit mbrojtës të organizmit t’i zbulojë dhe t’i asgjësojë këto lloj qelizash që kanë ndryshuar natyrën e tyre dhe janë kthyer në qeliza vrasëse. Kështu ndodh faktikisht në shumicën e rasteve në trupin njerëzor. Në rastet kur qeliza kanceroze arrin të maskohet dhe ti shpëtojë qelizave mbrojtëse ajo rritet e rritet deri sa shkakton vdekjen e organizmit. Kur në një trup zhvillohen qelizat kanceroze ka vetëm dy alternativa: Vdekjen e shkatërrimin e qelizave kanceroze ose vdekjen e trupit. Qelizat kanceroze nuk mund të ndryshojnë natyrën, nuk e ndërpresin aktivitetin e tyre deri sa të kenë shkatuar vdekjen.

Edhe një komb funksionon si një organizëm i gjallë. Ik një brez dhe zëvendësohet nga një brez tjetër. Edhe kombet kanë “qelizat”, personat që i shërbejnë rritjes dhe përparimit të kombit si dhe personat e korruptuar që pengojnë, po gjithashtu në trupin e çdo kombi krijohen edhe qeliza kanceroze, persona që nuk janë thjesht të korruptuar, apo një pengesë për një aktivitet të pjesshëm. Po në çdo komb, dalin persona të cilët po nuk u frenuan kanë potencialin të marrin kontrollin e kombit dhe ta çojnë në shkatërrim të plotë.

Një shembull nga historia: Në Gjermaninë e pas Luftës së Parë Botërore u shfaq një qelizë kanceroze: Adolf Hitleri. Faktet historike dhe pasojat e veprimtarisë së tij njihen. Në fund të Luftës së Dytë Botërore ndërmjet të tjerave u diskutua edhe alternativa e shpërbërjes së plotë të shtetit dhe kombit gjerman. Alternativë tjetër që u diskutua ish që Gjermania të zvogëlohej në maksimum dhe të shëndrohej në një komb agrar, të mos i lejohej të kishte industri. Për arsye të ndryshme historike këto alternativa nuk u realizuan, megjithatë Gjermania sot ka humbur pothuaj një të tretën e territorit të saj në krahasim me periudhën para fillimit të Luftës së Dytë Botërore.

Qeliza kanceroze u shfaqën edhe në kombin shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore: Dushan Mogusha arriti të gjejë personin më të korruptuar të lëvizjes Komuniste në Shqipëri. Enver Hoxha vrau e burgosi të gjithë ata nuk ishin dakort me zbatimin e planeve të Jugosllavisë për Shqipërinë, mohoi pavarësinë e Shtetit Shqiptar dhe e bëri Shqipërinë Republikën e Shtatë të Jugosllavisë. Vetëm ndërhyrja e Stalinit e pengoi zbatimin praktik të këtij traktati tashmë të nënëshkruar. Më pas Enver Hoxha zyrtarisht e shpallte vetveten dhe Shqipërinë të shkëputur nga influenca Sërbe e Jugosllave, po kjo ish vetëm një fasadë. Në fshehtësi bashkëpunohej ngushtësisht.

Enver Hoxha nuk u rezistonte dot presioneve të Jugosllavisë. Ata kishin shumë prova kundër tij. Kur personat armiq të regjimit të Enver Hoxhës arratiseshin në Jugosllavi, qeveria Jugosllave i kthente në Shqipëri, kur arratiseshin kosovarët nga Jugosllavia, kalbeshin në burgjet e Shqipërisë. Edhe në vitet ’80 kur Enver Hoxha bëri disa hapa që dukeshin sikur mbronte Kosovën, përsëri agjentura Jugosllave mbeti e paprekur e sovrane në Shqipëri. Kjo doli qartë në atentatin që iu bë Tefta Camit, në atë kohë Ministre e Arsimit dhe e Kulturës të Shqipërisë. Ndërsa Enver Hoxha shpallte Mehmet Shehun si armik, poliagjent etj, agjentët e vërtetë të Sërbisë, ata që organizuan atentatin kundër Ministres Tefta Cami nuk u identifikuan e askush nuk bëri përpjekje për ti zbuluar dhe dënuar. Deri sot askush nuk e ka marrë mundimin të zbulojë se cilët ishin në atë kohë agjentët e vërtetë të Jugosllavisë në Shqipëri, të zbulojë se kush e kreu atentatin kundër Tefta Camit apo dhe veprime të tjera.

Faktet tregojnë qartë se: Kanceri që mbolli Dushan Mogusha vazhdon të ketë metastazat e tija në Shqipëri. Po në Partinë Socialiste? Sot e kanë të qartë të gjithë se Partia Socialiste nuk mund të damkoset si metastaza e Kancerit të Dushan Mogushës. Gjatë Luftës në Kosovë Pandeli Majko e tregoi qartë patriotizmin dhe përkushtimin e tij ndaj Kosovës dhe çështjes kombëtare. Po ashtu mund të themi me bindje se shumica e anëtarëve të Partisë Socialiste janë atdhetarë të vërtetë, ashtu si ishin shumica e komunistëve gjatë kohës së Luftës. Po është fakt historik që shumica patriote e Komunistëve gjatë luftës dhe menjëherë pas saj nuk mundi ta pengojë Enver Hoxhën dhe klanin e tij të zbatonte të gjitha urdhërat që i vinin nga Jugosllavia, deri në mohimin e plotë të pavarësisë së Shqipërisë.

Po sot ku jemi? Edhe sot Shqipëria ndodhet në një situatë pothuaj identike me atë që ndodhej menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore. Edhe sot Shqipëria qeveriset praktikisht nga një qeveri moniste. Pasardhësja e Partisë Komuniste, Partia Socialiste kontrollon praktikisht gjithë pushtetin. A është Edvin Kristaq Rama metastazë e kancerit që mbolli në Shqipëri dhe në Partinë Komuniste të Shqipërisë Dushan Mogusha? Populli shqiptar nuk mund të presë që Aleksandër Vuçiçi, miku i zemrës së Edvin Kristaq Ramës, të na hapë arkivat e të na tregojë dokumentat sekrete. Nuk mund të presim të na e thonë të vërtetën as gazetarët që marrin pagesa të larta, as masmedja e kontrolluar nga Edvin Rama. Për këtë popullit shqiptar i duhet të analizojë faktet. Duhet analizuar se cili është në të vërtetë Edvin Kristaq Rama. Luka 6: 43 Sepse nuk ka pemë të mirë që të japë fryt të keq, as pemë të keqe që të japë fryt të mirë. 44 Çdo pemë, pra, njihet nga fryti i vet…

Pra le të shohim frytet, veprat e Edvin Kristaq Ramës. Nuk do të humbasim kohë të analizojmë korrupsionin, hajdutërinë, imoralitetin dhe amoralitetin e tij, megjithse ai është kampjon në të gjitha këto, po për hir të së vërtetës do të na duhet të pohojmë se ka edhe persona të tjerë të cilët i manifestojnë këto cilësi. Do të ndalemi në dy cilësi të cilat janë unike dhe e bëjnë Edvin Kristaq Ramën më të rrezikshëm se çdo qeveritar tjetër të korruptuar në trojet shqiptare.

Këto cilësi unike janë : 1-Antishqiptaria dhe 2-Marrëzia e madhështisë: 1-Antishqiptaria: Dashuria dhe urrejtja shkojnë gjithmonë bashkë. Psalmi 97: 10 Ju që e doni Zotin urreni të keqen! Po të duam të kuptojmë se kë urren dhe do të shkatërrojë një person këtë mund ta kuptojmë nga fakti se kë ai do kë dhe vlerëson. Mund ta kuptojmë nga fakti se cilin dhe çfarë ai quan të mirë. Kë do dhe kë vlerëson më tepër se këdo tjetër Edvin Kristaq Rama? Përgjigjjen e kësaj pyetjeje mund ta japë kushdo: Joseph Goebbels-in e Millosheviçit, krye SS e idesë së Sërbisë së madhe Aleksander Vuçiç! Populli thotë: “Më thuaj me kë rri të të them se cili je!” Në qoftë se kjo është e vërtetë atëhere Shqipëria që ka Kryeministër Edvin Kristaq Ramën është në të njëjtën situatë sikur të kish si Kryeminstrin e saj Joseph Goebbels-in e Millosheviçit, krye SS e idesë së Sërbisë së madhe Aleksander Vuçiç.

Tani le të kalojmë nga teoria në praktikë dhe të analizojmë faktet. Dhe faktet na tregojnë qartë që Edvin Kristaq Rama i cili dashurinë e tij për “Sërbinë e madhe” dhe për Vuçiçin e shpreh hapur,nga ana tjetër në mënyrë të maskuar,por me zell edhe më të madh, kurrë nuk le rast pa shfrytëzuar për ti futur thikën mbas shpine Shqipëtarve dhe Shqipërisë, nuk le rast pa shfrytëzuar për të mbjellë përçarje dhe urrejtje midis Shqiptarëve: Pothuaj para një viti, në Festën Birrës në Korçë, a ish ideja e tij apo e Vuçiçit ne nuk e dimë, ai na ftoi të merrte pjesë Goran Brgoviçin, këngëtarin që frymëzonte çetnikët në maskrat e tyre. Nën tingujt e muzikës së Goran Bregoviçit masakroheshin shqiptarët në Kosovë ashtu si masakroheshin hebrenjtë nga Nazistët nën tingujt e muzikës së Wagnerit.

Protesta erdhën nga të gjitha anët po Edvin Kristaq Rama nuk pati respekt as për gjakun e pafajshëm, as për varret e zhdukura, as për eshtrat e viktimave që ende mbahen peng në Sërbi nga miku i tij i zemrës Aleksandër Vuçiç, as për protestat e për kërkesat me lotë në sy të pjestarëve të familjeve të viktimave: Përkundrazi dërgoi forca të mëdha të policisë në mënyrë që koncerti të zhvillohej patjetër. Një ngjarje kaq e zakonshme si Festa e Birrës në Korçë u përdor si mjet për të mbjellë përçarje midis shqiptarëve Ortodoksë dhe shqiptarëve Myslimanë, sidomos atyre të Kosovës. Nga ana tjetër po ky Kryeministër i Shqipërisë, që u tregua kaq i pandjeshëm, e kaq pa respekt për viktimat e pafajshme shqiptare u tregua tepër i ndjeshëm që të mos prekeshin ndjenjat e Joseph Goebbels-it të Millosheviçit, krye SS-it të idesë së Sërbisë së madhe Aleksander Vuçiç. Kur Aleksandër Vuçiç vizitoi Shqipërinë ai urdhëroi që të mbulohej monumenti i Adem Jasharit që ish pranë rrugës ku do të kalonte makina që sillte nga aeroporti i Rinasit në Elbasan Vuçiçin. A e imagjinoni dot që një Kryeministër i Izraelit apo i çdo vendi të civilizuar të bëjë një veprim të ngjashëm? Po të guxonte ta bënte ku do të përfundonte? Megjithatë Edvin Kristaq Rama mbeti Kryeministër i Shqipërisë dhe e vazhdoi veprimtarinë e tij për ofendimin e ndjenjave kombtare të shqiptarëve dhe për përçarjen e kombit. 17 Janar 2022, përvjetori i 554 i vdekjes së Skënderbeut. Pikërisht në këtë datë Edvin Kristaq Rama organizon inagurimin e Xhamisë së Et’hem Beut që u restaurua me paratë e qeverisë turke.Me këtë rast Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan mban fjalim në parlamentin shqiptar. Më pas ai shkon në Laç dhe për nderin e tij një sheshi të qytetit i vihet Rexhep Taip Erdogan. Në fakt sipas planifikimeve ndërtimi i Xhamisë duhet të kish përfunduar dy vjet më parë, por zgjedheja e kësaj date për një aktivitet të tillë ishte mënyra më e mirë për të provokuar edhe një herë përçarjen dhe për nxitur dasitë midis shqiptarëve të krishterë dhe myslimanë. Do të përmendim edhe një fakt të ditëve të fundit: Butrintin: Edvin Kristaq Rama dhe Teatri i Kukullave i drejtuar prej tij, që quhet zyrtarisht Qeveria Rama, voton në mënyrë unanime që Richard Hodges jo vetem të drejtojë per 10 vitet e ardhshme Qendrën e Trashëgimise Botërore të Butrintit,por edhe të jetë personi që do të rishkruaje te gjithë historinë e kësaj Qëndre Arkeologjike Shqiptare. Nuk e dimë nëse kjo ish fillimisht idea e Edvin Kristaq Ramës apo ish udhëzim nga Moska e Beogradi. Kushdo që e bëri këtë zgjedheje iu desh të gërmojë thellë në koshin e plehreave të antishqiptarisë për të arritur në fundin e tij më të errët. Richard Hodges e quan Shqipërinë një shtet artificial të krijuar nga fuqitë e mëdha, viktimat shqiptarët e masakruar nga grekët i quan kriminelë; përkundrazi kriminelët, ata që masakruan shqitarët i quan viktima. Ky pseudo-profesor, produkt i financimeve të forcave më të errta anti-shqiptare, me teoritë e tija “shkencore” shkon edhe më tej se autorët më ekstremë të vendeve fqinje. 2- Një tipar i përbashkët i personave që kanë sjellë shkatërrimet më të mëdha në kombet dhe shtetet që ata sundojnë është edhe fakti se ata të gjithë, pa asnjë përjashtim, kanë probleme mendore. Më konkretisht mund të themi se këta vuajnë nga marrëzia e madhështisë.Për këtë na dëshmojnë qartë historianët që shkruajnë biografitë e personave si Neroni, etj.

Edhe sot Vladimir Putini deklaron hapur se ai e ndjen vetveten si Car Pjetri i Madh, etj. Për ta qartësuar këtë fakt do të marrim si shembull Adolf Hitlerin: Që në fëmijërinë e tij Adolf Hitleri pretendonte të ish një talent i jashtëzakonshëm: në pikturë. Shkon në Vjenë duke patur bindjen e plotë se pikturat e tija do të shiteshin me çmime të larta dhe për një kohë të shkurtër do të korrte suksese e do të bëhej shumë i pasur, shumë i famshëm. Ndodhi e kundërta: Dy herë konkuroi për tu pranuar si student në Akademinë e Arteve në Vienë, dhe të dyja herët nuk arriti të plotësojë kriteret e pranimit. Pas këtij dështimi të plotë në karrierën e tij si piktor, Adolf Hitleri nuk i ndryshoi pikpamjet e tija për vetveten, përkundrazi shkoi në Gjermani ku filloi karrierën e tij politike. Përsëri pretendonte të ish një person me aftësi të mëdha, madje shkoi dhe më tej në marrëzinë e tij. Tani deklaronte hapur se ish një person i zgjedhur nga Zoti vetë. Në kohën kur në fakt ai ish askushi, filloi të shkruajë librin e tij “Mein Kampf” (“Lufta ime”). Fatkeqësisht gjeti persona, mashtrues të aftë të propagandës që arritën ta propagandojnë këtë libër si një vizion profetik të kombit gjerman.

Kjo propagandë e rreme, e kryer me mjeshtëri, verboi gjithë kombin gjerman. Rezultatet dihen: Ardhja në pushtet e Nazizmit, lufta, shkatërrimi i plotë. Gjatë gjithë kësaj kohe, që nga prezantimi i librit “Mein Kampf” deri në ardhjen në pushtet të Hitlerit, shumë pak vetë e kuptuan se kishin të bënin me një të sëmurë psiqik. Edhe njerëz të kulturuar e me inteligjencë të lartë i ngatërruan trillet e çmëndurisë së Adolf Hitlerit me “gjenialitetin e një politikani vizionar”. Dhe fillimisht çmënduria pati suksese të bujshme. Po më vonë, kur filluan disfatat, të cilat në fakt ishin të paraprogramuara se do të ndodhnin patjetër, po dilte më tepër në qartë e vërteta. Dilte qartë se Adolf Hitleri jetonte në një botë iluzore. Për të iluzionet e tija ishin realiteti. Po në këtë kohë diktatura ish konsoliduar dhe askush nuk mund të guxonte ti kundërvihej më diktatorit. Deri në fund, në kohën kur gjithshka ish humbur, Hitleri besonte dhe kish aftësinë të bindte turmat, me ndihmën e Joseph Goebbels-it dhe Ministrisë së Propagandës se do të vihej në veprim Wunderwaffe ( Armë Mrekullie) dhe fitorja ishte e sigurt. Në fund disa orë para se të vriste veten Adolf Hitleri deklaroi : “Populli gjerman nuk u tregua i denjë për një udhëheqës madhështor si unë. Më vjen turp për këtë popull!” Me një deklaratë të ngjashme doli Edvin Rama kur populli shqiptar filloi të protestonte për ngritjen e çmimeve menjëherë pas fillimit të sanksioneve kundër Rusisë: “Mua më vjen turp që jam Kryeminstër i një populli të tillë i cili në këtë situatë ngrihet e proteston për ngritjen e çmimeve”!

A ka Edvin Kristaq Rama probleme mendore? A vuan ai nga marrëzia e madhështisë? A kujton ai se është i një talent i jashtëzakonshën, një person me fuqi hyjnore që mund të ketë sukses edhe atje ku gjithkush tjetër do të dështonte? A mendon ai vërtet se: ai është “Zeusi “i Shqiptarëve, përse jo i gjithë Ballkanit? Nuk janë të paktë ata që thonë se kjo është e vërtetë. Disa thonë se për këtë ka patur dokumenta mjekësore po që tani qëllimisht janë zhdukur. Për këtë sejcili duhet të hulumtojë vetë dhe të nxjerrë konkluzionin e tij. Tani shtrohet pyetja: A është vërtet Edvin Rama një politikan gjenial,..? Apo është Edvin Kristaq Rama një kancer i Kombit Shqiptar tek i cili përveç përveç korrupsionit e hajdutërisë, etj, etj, gjenden edhe tiparet vdekjeprurëse të atishqiptarisë ekstreme të shoqëruar me marrëzinë e madhështisë? Sekush duhet të meditojë dhe të gjejë se cila është e vërteta. Sido që të jetë, fakt është që populli shqiptar sot gjendet në udhëkrryq.

Sot populli shqiptar gjendet në një situatë kur sejcili duhet të ketë mendjen e qartë, duhet të veprojë me vendosmëri. Në qoftë se vërtet Edvin Kristaq Rama është kancer i kombit, po u lejua të veprojë, pasojat janë katastrofale. Millosheviçi u përpoq që me forcën e armëve të largojë gjithë Shqiptarët nga Kosova. Aleksandër Vuçiçi me ndihmën e Edvin Kristaq Ramës po mundohet të largojë shqiptarët nga Shqipëria. Po të realizohen planet e Rusisë dhe të Vuçiçit pas 10-15 vjetësh do të kemi një Shqipëri të zbrazur nga Shqiptarët. Në rrugët e qyteteve tona kryesore do të shohim më tepër persona nga Bangladeshi; do të flitet gjuha e tyre.Në qoftë se dikujt i duken tepëruara këto fjalë le të shkojë në Athinë, le të dalë në Omonia dhe në zonat rreth saj dhe të shikojë me sytë e tij. Po pati guximin le të dalë natën në këto zona. A është e tepëruar të mendojmë se pas 10 ose 15 vjetësh ajo që është sot realitet në disa zona të Athinës, me ndihmën e aleancës Rama-Vuçiç mund të ndodhë në qytetet tona kryesore? A nuk kanë dalë hapur biznismenë të ndryshëm shqiptarë që na deklarojë hapur se “shqiptarët janë dembelë, nuk punojnë, le të marrim puntorë nga Bangladeshi, etj”. Dhe këtu nuk bëhet fjalë për pak vetë, por për një numur shumë të madh. Po sikur të llogaritim edhe ata që zyrtarisht, me dokumenta të vërteta e të fallsifikuara, do të mund të vinin si pjestarët e familjeve të tyre?

Po të vazhdojë të rrijë në pushtet Edvin Kristaq Rama sa do të jetë influenca e pushteti ekonomik i Sërbisë në Portet, në shfrytëzimin e pasurive natyrore apo në Industrinë Ushqimore të Shqipërisë? Sa nga teoritë “shkencore” të Richard Hodges do të arrijë të futen në shkollat e Universitetet e Shqipërisë? Apo jemi aq naivë se caktimi i tij në pozitën e drejtuesit në Qendrën e Trashëgimisë Botërore te Butrintit na ndodhi aksidentalisht dhe nuk do të ketë asnjë pasojë negative. Mbase ka nga ata që edhe besojnë se Richard Hodges do të na bëhet pro-shqiptarëve, ashtu siç tani na qënka bërë,sipas Ramës ,edhe Joseph Goebbels-i i Millosheviçit, krye SS i idesë së Sërbisë së madhe Aleksander Vuçiç! Në qoftë se dikush nuk do që të gjitha këto, e shumë të tjera të bëhen realitet nesër, duhet të luftojë sot. Po duhet të luftojmë të gjithë të bashkuar, ashtu si atëhere kur Millosheviçi zbraste Kosovën nga Shqiptarët me forcën e armëve. Le të mos harrojmë: Kur shfaqet kanceri, luftimi kundër tij ka prijoritet pasi dihet se ka vetëm dy alternativa: ose do të shkatërrohet kanceri ose do të vdesë personi ose kombi i prekur prej tij. Një Shqipëri e pushtuar nga kanceri Rama -Vuçiç është armike e Shqipëtarëve. Një Shqipëri e tillë nuk mund ta luajë rolin e saj si aleate e sigurt as ndaj SHBA e NATO-s dhe nuk mund të luajë një rol pozitiv në Bashkimin Evropian. Kjo gjë u duhet bërë e qartë aleatëve tanë perëndimorë

Please follow and like us: