Anila Kalleshi: STRESI dhe ANKTHI
Stresi është një gjendje e pakëndshme e zgjimit emocional dhe fiziologjik që njerëzit provojnë në situata që ata i perceptojnë si të rrezikshme apo kërcënuese për mirëqenien e tyre. Fjala “stres” do të thotë gjëra të ndryshme për njerëz të ndryshëm. Disa njerëz e përcaktojnë stresin si ngjarje apo situata që shkaktojnë tek ata ndjenjën e tensionit, presionit, apo emocionet negative të tilla si ankthi dhe zemërimi. Të tjerët e shohin stresin si reagim ndaj këtyre situatave. Kjo përgjigje përfshin ndryshimet fiziologjike – të tilla si rritjen e rrahjeve të zemrës dhe tensionin muskulor, si dhe ndryshimet emocionale dhe të sjelljes. Megjithatë, shumica e psikologëve konsiderojnë stresin si një proçes që përfshin interpretimin dhe përgjigje e një personi ndaj një ngjarje kërcënuese.
Shkaktarët
Rrethanat që shkaktojnë stresin janë quajtur stresorë. Stresorët ndryshojnë në ashpërsi dhe kohëzgjatje. Për shembull, përgjegjësia e kujdesit për një prind të sëmurë mund të jetë një burim i vazhdueshëm i stresit të madh, ndërsa bllokimi në një trafik të rënduar mund të shkaktojë stres afat-shkurtër. Disa ngjarje, të tilla si vdekja e një të afërmi, janë të vështira për të gjithë. Por në situata ndryshme, individët mund të përgjigjen ndryshe për të njëjtën ngjarje, çfarë është stresuese për një person mund të mos jetë stresuese për një tjetër. Për shembull, një student i cili është i papërgatitur për një test dhe parashikon një notë të keqe mund të ndjejë stres, ndërsa një shok klase që studion paraprakisht mund të ndjejë siguri për një notë të mirë. Stresorët mund të klasifikohen në tri kategori të përgjithshme:
-ngjarjet katastrofike
-ndryshime të mëdha jetësore
-telashet e përditshme
Përveç kësaj, thjesht mendimi rreth ngjarjeve të pakëndshme nga e kaluara apo duke parashikuar ngjarjet e pakëndshme të së ardhmes mund të shkaktojë stres për shumë njerëz.
Katastrofat
Një katastrofë është një e papritur, shpesh e rrezikshme për jetën. Ajo i shtyn njerëzit jashtë kufijve të aftësive të tyre përballuese. Katastrofat përfshijnë fatkeqësitë natyrore si tërmetet, tornadot, zjarret, përmbytjet dhe uragane, si dhe luftërat, torturat, aksidentet automobilistike, sulmet e dhunshme fizike dhe sulmet seksuale. Katastrofa shpesh vazhdon të ndikojë në shëndetin mendor të viktimave të saj gjatë pasi ngjarja ka përfunduar.
Për shembull, shumica e të mbijetuarve të kampeve të përqendrimit në Luftën II (1939-1945) vazhduan të përjetonin simptoma të tjera të problemeve të rënda emocionale pas lirimit të tyre nga kampet.
Ndryshime të mëdha jetësore.
Ngjarjet më të vështira për të rriturit të përfshira tek ndryshimet e mëdha jetësore, janë ato të tilla si vdekja e një anëtari bashkëshortor apo familjar, divorci, burgimi, humbja e punës, dhe paaftesia personale ose sëmundja. Për adoleshentët, ngjarjet më të vështira janë vdekja e një prindi ose një anëtari të ngushtë të familjes, divorci i prindërve të tyre, burgimi i nënës apo babait, dhe kufizimi i aftësive fizike ose sëmundjet.
Telashet e përditshme
Pjesa më e madhe e stresit në jetën tonë rezulton nga të përballurit me telashet e përditshme lidhur me çështjet e punës , marrëdhënieve personale dhe rrethanat e përditshme të jetesës. Shumë njerëz përjetojnë zënka të njëjta çdo ditë. Shembuj të telasheve të përditshme përfshijnë jetesën në një lagje të zhurmshme, udhëtimi vajtje-ardhje për në punë në trafik të rënduar, mospëlqimi i një kolegu, shqetësimi për para të marra borxh, pritja në një radhë të gjatë dhe humbja e gjërave. Kur merren individualisht, këto telashe mund të ndihen si irritues të vegjël,por me kalimin e kohës, ata mund të shkaktojë stres të rëndësishëm. Masa e madhe e ekspozimit të njerëzve ndaj telasheve të përditshme është i lidhur ngushtë me gjendjen e tyre emocionale. Në përgjithësi, sa më i madh të jetë ekspozimi i tyre ndaj problemeve, aq më e keqe është gjendja e tyre. Studimet kanë zbuluar se ekspozimi i dikujt ndaj telasheve të përditshme tregon një shkallë më të lartë të mundësisë për stres sesa mund të jetë ekspozimi ndaj ndryshimeve të mëdha jetësore.
Reagimet ndaj stresit
Ankthi
Me gjithë vështirësinë e një përkufizimi, ankthi mund të shquhet si një ndjenjë e vagët e pakëndshme frike, mërzie dhe shqetësimi për të ardhmen. Frikë e një individi nga kërkesat e vëna, të cilat ai nuk është në gjëndje t’i kuptojë qartë. Është arritur që të shquhen disa tipe ankthi.
-Ankth bazë përshkruhet si ndjenja e pafuqisë dhe e vetmisë
-Ankthi situativ i cili buron nga një situatë apo ngjarje e veçante.
-Ankthi si tipar është ankthi i cili zgjat për një kohë relativisht të gjatë dhe përbën një karakteristikë relativisht të qëndrueshme të personalitetit.
Përballimi i stresit
Të përballesh me stresin do të thotë të përdorësh mendimet dhe të veprosh për të luftuar me situatat stresuese dhe për të ulur nivelin e stresit tonë . Shumë njerëz kanë një mënyrë karakteristike për ta përballuar stresin bazuar në personalitetin e tyre . Njerëzit që e përballojnë mirë stresin kanë tendencë të besojnë se mund të influencojnë mbi atë çka i ndodh atyre. Ata zakonisht kanë një vetëbesim të lartë, i rezistojnë zhgënjimeve, qëndrojnë optimistë dhe këmbëngulin edhe nën rrethana jo të favorshme. Më e rëndësishmja, ata zgjedhin strategjinë e duhur për të përballuar stresorët me të cilët përballen. Në të kundërt, njerëzit që përballen dobët me stresin kanë tendencë të kenë pak a shumë karakteristika të ndryshme të personalitetit, si vetëbesim të ulët dhe një vështrim pesimist mbi jetën. Psikologët dallojnë 2 lloje të përballimit të stresit :
-përballim që fokusohet te problemi
-përballim që fokusohet tek emocionet.
Qëllimi i të dy strategjive është të kontrollojnë nivelet e stresit të personit.
Në përballimin që fokusohet te problemi, njerëzit mundohen t’i bien shkurt emocioneve negative duke marrë masa për të shmangur apo për të minimizuar situatën kërcënuese. Ata ndryshojnë sjelljen e tyre për të kapërcyer situatën stresuese. Në përballimin që fokusohet tek emocionet, njerëzit mundohen të eleminojnë në mënyrë direkte emocionet e pakënaqshme. Shembuj janë rimendimi i situatës në një mënyrë pozitive, relaksimi dhe mendime të dëshiruara.
Në përgjithsi, përballimi që fokusohet te problemi është strategjia më efektive e përballimit të stresit sepse njerëzit kanë mundësi reale për të ndryshuar aspektet e situatës dhe për të reduktuar stresin. Përballja që fokusohet tek emocionet është më e përdorshme si një strategji e përkohëshme. Mund të ndihmojë duke reduktuar nivelin e ndjeshmërisë së dikujt përpara se të angazhohen në zgjidhjen e problemeve dhe mund të ndihmojë njerëz të pranojnë situata stresuese në të cilën ndodhen pak opsione për përballimin e fokusuar te problemi.
Please follow and like us: