Albspirit

Media/News/Publishing

Baki Bala: Për sigurinë në bregdet…

 

Duke marrë shkas nga ngjarja tragjike në plazhin e Himarës dhe më parë në atë të Jalit.

Siguria.

Jemi apo nuk jemi një vend i sigurtë.

Një përgjigje e shpejtë të çon në përfundimin. Po, pasi në konceptin për sigurinë, shpesh mendojmë për atë që quhet Siguria Kombëtare në kuptimin klasik të saj. Ky përfytirim mendoj se është i gabuar.

Çështë Siguria

Një nga përkufizimet për sigurinë është: Siguria është mbrojtja ose qëndrueshmëria ndaj dëmeve të mundshme, të shkaktuara nga të tjerët, duke kufizuar lirinë e të tjerëve për të vepruar.

Fushat e sigurisë

Politike

  • Siguria Kombetare
  • Siguria publike
  • Siguria e brendshme
  • Siguria ndërkombëtare

Fizike

  • Siguria e punësimit
  • Siguria ushqimore
  • Siguria mjedisore
  • Siguria e shtëpisë
  • Siguria e infrastrukturës
  • Siguria fizike
  • Siguria e aeroportit
  • Siguria e portit
  • Siguria e zinxhirit të furnizimit
  • Siguria në ndihmën e shpejtë
  • Siguria kufitare
  • Certifikimet për sigurinë
  • Siguria e bizneseve të mëdha

Financiare

  • Siguria njerëzore monetare
  • Siguria ekonomike/siguria financiare
  • Sigurimi social

Teknologjia e Informacionit

  • Siguria e komunikimit
  • Siguria kompjuterike
  • Siguria e internetit
  • Siguria e aplikacionit
  • Siguria e të dhënave
  • Siguria dixhitale
  • Siguria e informacionit
  • Siguria e rrjetit
  • Siguria e pikës fundore

Turizmi

Duke kaluar në terma më të përgjithëshme në turizëm si degë kryesore e ekonomisë tonë, siguria është e lidhur me: sigurinë rrugore, siguria e ndertimeve akomoduese, mbrojtja nga zjarri, siguria e instalimeve elektrike, siguria ushqimore, siguria shëndetësore, siguria nëpërmjet policimit të zonës, siguria e konsumatorit, siguria mjedisore, siguria nga ndotjet e ujit, siguria nga rojet e plazhit, siguria nga mjetet motorrike në det, siguria farmacuetike, etj.

Po shtroj përsëri pyetjen. A jemi vend i sigurt? Natyrisht që JO.

Pse?

Të dhënat personale të qytetarëve kanë dalë, sistemi i patronazhimit, i cili është mbikqyrje e lirisë politike, zinxhiri i ushqimit në plazhe është problemor, tregëtimi i ilaçeve të skaduara, mbetjet urbane, niveli i lartë i aksidenteve në rrugë, vrasjet mafioze  apo siguria e përgjithëshme në plazhe janë indikacione të mungesës së sigurisë.

Përgjegjësia e strukturave

Shteti është funksional kur për raste të tilla merr përgjegjësinë e strukturave dhe gjykon për aplikimin e tre lloj përgjegjësish:

  • Përgjegjësi politike
  • Përgjegjësi penale
  • Përgjegjësi Administrative.

Përgjegjësia penale nuk do të thotë vetëm për atë që bëri krimin, por për përgjegjësit e strukturave.

Në bazë të VKM strukturat përgjegjëse janë Agjensia Kombëtare e Bregdetit dhe Bashkia respektive me strukturat e saj.

Pse nuk zbatohen?

  • Bregdeti ka ende të fortë, të pacënueshëm që jo vetëm nuk kontrollohen, por diktojnë.
  • Pasi ka mbaruar prona në bregdet, radhën e kanë të ardhurat nga bregdeti.
Please follow and like us: