PD, protestë për vrasjen e 7-vjeçares në Himarë: Të shkarkohen Çuçi dhe Kumbaro
Partia Demokratike ka njoftuar mbajtjen e një proteste në ambientet përballë Ministrisë së Brendshme ditën e enjte, 4 gusht, ora 19:00.
Në njoftimin publik të selisë blu, theksohet se protesta mbahet në lidhje me përplasjen për vdekje me gomone të 7-vjeçares në plazhin e Potamit në Himarë, nga ana e oficierit të lartë të policisë, Arjan Tase.
PD njofton si kërkesë të protestës dorëheqjen e ministrit të Brendshem Bledi Çuçi dhe ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro.
Njoftimi i PD:
Tragjedia në Himarë, Fronti për Shpëtimin Kombëtar thërret protestë të enjten, 4 Gusht, ora 19:00 para Ministrisë së Brendshme. Kërkesë për dorëheqjen e ministrit të Brendshem Bledi Çuçi dhe ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro.
ZYRA E SHTYPIT DHE E KOMUNIKIMIT,
PARTIA DEMOKRATIKE