Albspirit

Media/News/Publishing

Ndue Kola: Shteti të mos jetë shurdh për ishullin e Shurdhahut

Shteti të mos jetë shurdh për ishullin e Shurdhahut ku po shkatërrohen prona e vlera historike në kërkim të florinjëve…!

 

Jam një i ri që bëj pjesë tek njerëzit e mirë të Kombit tim. Prej vitesh jam shef kuzhine dhe promovues i vlerave më të larta Historike Kombëtare…
Sot bëj pjesë në ngritjen e Turizmit në zonën e Malësisë, Rrugës së Komanit, në vendin e njohur si ‘Toka e Katedraleve’.
Ne sot po përballemi me një fenomen që na shqetëson vërtetë shumë…
Përballë neve ndodhet Ishulli i Shurdhahit, vendi ku prehen në paqe të parët e çdo indiviti që jeton në fshatin Mlloje …
Por, çfarë po ndodh?!
Sot ne kemi përcjellur me sy hap pas hapi një grup njerëzish që po gërmojnë për hapjen e varrezave apo gjetjen e Arit ( mitik) të zonës aty pranë…
Unë, si mbëshetës i banorëve të zonës si dhe aktivist i mirëqënies në këtë zonë iu bëj thirrje urgjente organeve kompetente në të gjitha strukturat përkatëse të shtetit shqiptar për të ndërhyrë për pezullimin dhe ndëshkimin e secilit që i cenon pronat autoktone si dhe vlerat historike të kësaj zone historike, kulturore e turistike! Mlloje, Vau i Dejës-Shkodër,
5 gusht 2022.

Please follow and like us: