Rrufeja plagos 4 veta në Shtëpinë e Bardhë, pritet qëndrimi i konspiracionistëve
Katër njerëz janë në gjendje të rëndë në spital pas raportimeve se u goditën nga rrufeja mbrëmë jashtë Shtëpisë së Bardhë në Uashington. Shërbimet e emergjencës u thirrën rreth orës 19.00 dje pasdite në parkun qendror Lafayette pas atyre që dukeshin si goditje rrufeje, ku gjetën dy burra e dy gra me plagë të rënda, thanë autoritetet. Të plagosurit u transportuan për në spital teksa zëdhënësii zjarrfikësave Vito Maggiolo tha për rrjetin Fox News se zyrtarë të sigurisë së Shtëpisë së Bardhë u kishin dhënë ndihmën e shpejtë viktimave të goditjes. Konspiracionistët amerikanë janë vënë në alarm nga kjo ngjarje dhe kërkojnë ndihmën nga ata të “Ballkanit të hapur”.
Please follow and like us: