Albspirit

Media/News/Publishing

Sadik Bejko: Mbi ideologun serb, Vasa Çubriloviç

Vaso Çubriloviq, ishte një nga pjestarët e grupit që vrau më 28 Qershor 1914 Franz Ferdinandin, ngjarje kjo e cila shërbeu dhe si shkak direkt për fillimin e luftës së Parë Botërore. Për atë pjesëmarrje ai u dënua me 16 vjet burg.
Mbas Luftës së Dytë Botërore ai u bë anëtar i Partisë Komuniste Jugosllave dhe përveç të qënit akademik ai shërbeu për ca kohë dhe në qeverinë e Titos si ministër.
Thelbi i doktrinës së tij:
«Ne serbët nuk kemi armiq më të mëdhenj se shqiptarët, nëse duhet të ngremë kokën tonë, duhet të ulim kokën e tyre, nëse duhet të ndjehemi gjërë në territore, duhet të ngushtojmë hapësirat e tyre, nëse duhet të na dojë bota, duhet të bëjmë që bota të urrejë ata.
Që ILIRET DARDANE të braktisin vendin e tyre, duhet me çdo kusht dhe me çdo mënyrë, t’ua nxijmë jetën!
Të arrijmë deri këtu, së pari duhet tu mohojmë origjinën ilire epiriote dardane dhe tu vrasin krenarinë ilire , t’u shkatërrojmë vatrat dhe t’u ngatërrojmë emrat, t’u njollosim emblemat dhe t’u fshijme simbolet e lashta ilire , duhet domosdoshmerisht, t’i bëjmë që të bjerrin gjuhën dhe zakonet e tyre, njëkohesisht tu rrëmbejmë gjithçka që kanë te lashte ILIRE ta pervesojme ne
Dhe t’i lëmë pa miq rreth e rrotull, derisa ata te urrejne dhe mosdurojne njeri-tjetrin e perfundimisht të mohojne vetveten! Të finalizohet kjo platformë duhet domosdoshmërisht, që antishqiptarizmi të jetë filozofia dhe deviza e vetme e shtetit tonë! Mos harroni se mosqënia e Shqiptarëve është vetegzistenca e kombit serb”.
Edhe sot askush nga shteti apo nga bota akademike serbe nuk është distancuar nga tezat e tij.
Please follow and like us: