Anila Kalleshi: Kurimi i mëlçisë me majdanoz, selino, ujë dhe limon
Mëlçia duhet detoksifikuar rregullisht në mënyrë që funksionet e saj të jenë optimalë. Kura natyrale që do të lexoni më poshtë do të rikthejë të gjitha fuqitë natyrale të mëlçisë brenda pesë ditëve.
Përbërësit që ju nevojiten për këtë recetë:
Një filxhan me majdanoz të grirë, 5 degë selinoje, 6 gota ujë, 3 limonë.
Përgatitja
Në fillim të lani të gjithë përbërësit me ujë të bollshëm. Përdorni sodë buke për larjen e limonëve, nëse do t’i përdorni me gjithë lëkurë.
Më pas futini të gjithë përbërësit përveç ujit në një mikser. Përziejini mirë dhe më pas shtoni ujin. Përziejini bashkë me ujin deri sa masa e përfituar të jetë kompakte. Për rezultate optimale duhet të pini dy gota nga kjo kurë përpara çdo vakti. Kura duhet pirë për tre ditë me radhë. Më pas duhet të bëni 7 ditë pushim dhe pastaj përsëriteni sërish.
Përpiquni të qëndroni larg metaleve të rënda dhe pini mjaftueshëm ujë që të shumëfishoni ndikimin e kurës pastruese dhe të përmirësoni përpjekjet për të rënë në peshë. Këto janë ushqimet më të mira për shëndetin e mëlçisë.
Please follow and like us: