Shaban Murati: Vulgu dhe intelektualët
Unë mund ta kuptoj instiktin primitiv të vulgut, që gjen kënaqësinë në shtrembërimin e emrave të personaliteteve, për të shfryrë llumërisht nëpër rrjetet sociale mllefin e pashërueshëm partiak, krahinor dhe fetar, që i zien brenda vetes. Por nuk mund të kuptoj kurrsesi dhe nuk mund të fal prirjen e disa politikanëve, ojq-istëve apo gazetarëve, që e mbajnë veten intelektualë, dhe të cilët në komunikimin publik shtrembërojnë në formë pezhorative emrat e personaliteteve për të shfryrë nëpër media, podiume dhe ekrane një mllef primitiv partiak, krahinor dhe fetar. Dhe që degradimi moral të dëshmohet në shkallën sipërore, shtrembërimin e emrave të personaliteteve e shprehin edhe si urrejtje linguistike dhe e bëjnë në dialektin e krahinës së personalitetit që sulmohet, dhe jo në dialektin e krahinës së atij, që shkruan apo ekranos. Ky fenomen shqiptar mund të quhet tribalizëm intelektual. Nga kjo del përfundimi që, ose vulgu drejton këtë lloj intelektualësh, ose ky lloj intelektualësh kanë mbetur te vulgu, ku e ndjejnë veten në habitatin e tyre.