Lili-Puti i Ballkanit – Vuçiqi gjatosh e ka “pranuar se është Putin i vogël”!
(sguraziu – ap, 12 g 22)
[ ngjitur: mural në Beograd me mesazhin në 3 gjuhë “Kosova është Serbi” dhe me portretin e Putinit – foto e “NY Times” ]
(…a është Rusia duke e përdorur Serbinë për t’nxitur ndarje-përçarje në Evropë, për t’provokuar ripërtëritje konfliktesh në Ballkan, për ta shpërqëndruar vëmendjen e NATO-s nga konflikti në Ukrainë? – “The New York Times”)
Bazuar në artikullin e sotëm “njujorkez”, reagimet e portaleve mediatike të Ballkanit janë mjaft të “larmishme” e po aq dhe të “ngjashme” përmbajtësisht – sipas disave Vuçiqi padashtas e ka “kafshuar grepin”, tërthorazi e ka pranuar se Kurti, sa i përket nofkës simpatike, ka patur të drejtë. Psh. sipas portalit “Danas” (Bosnjë e H.), sipas portalit “Vijesti” (portal malazez) dhe sipas disa portaleve të ngjashëm internetik, Vuçiqi e ka pranuar se është “Putin i vogël”.
Portalet aludojnë në logjikën e thjeshtë, meqë Vuçiq vetë ka rënë në “gabo-grackën”… kur për “NY Times” është shprehur “Kurti dëshiron të jetë një ‘Zelenski i vogël’ që e lufton ‘Putinin e vogël'”.
Dmth. Vuçiqi duke e hedhur poshtë “nofkën” e Kurtit, via “NY Times” ka pretenduar t’ia kthejë Kryeministrit kosovar me t’njëjtën monedhë, duke e quajtur “Zelenski i vogël” dhe kështusoj tërthorazi e ka “pranuar se vetë është Putin i vogël”.
“…’Serbia mbetet i vetmi vend në Evropë që refuzon ta sanksionojë Rusinë’, pati thënë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Prill të këtij viti. Ai e pati etiketuar Vuçiqin si ‘Putin i vogël i Serbisë’. Kurti do shtonte se ‘paqja dhe siguria në Ballkanin Perëndimor kurrë s’kanë qenë më të kërcënuara’…” – ka shkruar Andrew Higgins (sot, datë 12 Gusht 2022), shefi i zyrës së “New York Times” për Evropën Lindore dhe Qendrore, me qendër në Varshavë.
Sipas Vuçiq, etiketa e Kurtit ishte nonsens, ishte pretekst për t’ia veshur atij nacionalizmin e tmerrshëm, se gjoja Vuçiq dëshiruaka të luftojë kundër të gjithëve, ama etiketa e Kurtit në thelb s’ka asgjë të vërtetë. Sidoqoftë, “me kaq shumë presione (ndaj Serbisë) nga të gjitha anët”, Vuçiq e ka pranuar se “kemi ngecur (ne ballkanasit), dhe e dimë këtë”.
Në artikullin e vet Andrew Higgins po ashtu ka shkruar se Vuçiqit i ka ardhë në majë të hundës, se është ngopur me nofkën “Putin i vogël”, se gjoja synimi i tij na qenka agresioni kundër fqinjëve të brishtë të Ballkanit. Vallë si mund t’jetë kjo (nofkë) e vërtetë kur “jam gati 2 m i gjatë”.
S’e mohon kush se Vuçiq është një gjatosh rreth “6-foot-5” (195cm), ndërsa Putini në maksimum mund t’jetë “5-foot-7”, dmth. ndoshta as 170cm, anise lartësia e saktë e Presidentit rus, temë kjo e ndjeshme për Kremlinin, është sekrete – thuase parodizon Higgins.
Megjithatë, pas krenari-mendjelehtësisë së Vuçiq për shtatin fizik, fshihet një pyetje serioze që e mundon Ballkanin dhe i preokupon diplomatët perëndimorë: a është Rusia, derisa e zhytur në një luftë brutale në Ukrainë, duke e përdorur Serbinë për t’nxitur ndarje-përçarje në Evropë, për t’provokuar ripërtëritje konfliktesh në Ballkan (ish-Jugosllavi), për ta shpërqëndruar vëmendjen e NATO-s nga beteja e egër Lindore (nga konflikti në Ukrainë)?
[ https://www.nytimes.com/2022/0