Albspirit

Media/News/Publishing

Aranita Brahaj: Shamia e kokës, tradita shqiptare, liberale deri në adhurim

Mbulesa e kokës e gruas shqiptare qofte kjo Zadrimore, arbëreshe, mirditore, lugina e Drinit apo Suliote ka qenë më shumë nje vello qe valëvitet me funksion përshtatjen e kushteve të jetesës, mbrojtje nga dielli dhe mbajtja pastër.
Aspak mbulese fanatike e “mbylljes”. Flasim për realitete rurale dhe flasim për mbulim modest jo mbulim koke me gjithë fytyrë për fanatizëm si ajo arabe jo europiane.
Malësia e Madhe e mbulonte gruan po i linte kurorën e bukur me kaçurrela, ballin e fytyrën çel. Mbulimi i kokës në veshje xhublete është me stoli e me kurorë që zbukuron, jo me copë të zezë e fanatike.
Mirdita, e hidhte gruaja një shami me formë tipike, por ia zbukuronte me gërshetë floku faqet gruas.
Lugina e Drinit, veshja me kanac shamia mbahej sa vendosej në flokë, po kurrë nuk lidhej e gruaja kishte sy, ball, flokë të pa mbuluara e madje shamia i qëndronte si aureolë bustit dhe kokës së gruas.
Shamia shqiptare është #liberale, #funksionale , #europiane e promovon imazhin e vërtetësinë e njerëzores, i lë vend estetikës së të bukurës. Ndërsa mbulesa orientale apo arabe është fanatike, bllokon komunikimin vizual, mbyll e mbulon kokën dhe pjesë të fytyrës. Nuk është e jona si popull europian mesdhetar, prandaj shumë mirë që janë Kosova Kundër. GRAVE dhe burrave shqiptarë u duhet thënë e vërteta, ne nuk e kemi pas traditë mbulimin për fanatizëm. Për veshjet tona kombëtare GRUAJA është hyjneshë për adhurim, jo “tunduese e nënvleftësuar me mbulim”.
Please follow and like us: