Albspirit

Media/News/Publishing

Ardian Elezi: In memoriam, Musine Kokalari!

Në respekt, nderim dhe kujtim të përvjetorit të vdekjes së intelektuales, patriotes nacionalistes dhe desidentes Musine Kokolari!

Foto 1 milionëshe e  Musine Kokolari që flet vet e të lë pa fjalë,  e bekuar si zanë në madhështinë e vet natyrale dhe dinjitoze përballë sprovës së jetës në mbrojtje të idealeve të saj demokratike dhe vlerave njerëzore për një Shqipëri të lire, pluraliste dhe europiane.

E penguara dhe ndaluara Musine Kokalari u dergj krahas burgjeve të diktaturës , internimit dhe privimit klasor në kasollet e Mirditës deri në fund të jetës së vet e vetmuar, por që nuk u dha përpara xhelatëve por tejet sfiduese qëndroi si burrneshë  tradicionale dhe dinjitoze si intelektuale, desidente dhe humane duke i mëshiruar nga njëra anë kriminelët komunistë si dhe duke marrë bekimin dhe respektin e njerëzve të zonës së Mirditës ku u dergj në fund të jetës së vet si dhe nderimin dhe përuljen e shoqërisë shqiptare.

Sot si 39 vjet më parë ndërroi jetë për të mos u harruar desidentja dhe socialdemokratja e parë shqiptare që e burgosën dhe  internuan, ku për ironi të kohës që jetojmë shoqëria shqiptare e nderon në përulësi këtë heroinë perri nga ana e tjetër po sot barbarët vlerësojnë xhelatët e krimit komunist sekretarë të diktaturës e diktatorit.

Respekt për këtë zonjë kryelartë dhe familjen e saj të afërt të vërtetë që vuajtën me të, si  dhe të gjitha  gratë, nënat, motrat dhe gjithë femrat shqiptare që i mbijetuan kalvarit të vuajtjeve të komunizmit, që e deshën vendin e tyre, Shqipërinë jashtë izmave ideologjike. Apel shoqërisë dhe politikës për dënimin e krimeve të komunizmit, figurës së diktatorit dhe dishepujve të vet dhe nderim, respekt dhe përulësi figurave dhe simboleve të qëndresës dhe mbijetesës antikomuniste. Kjo do i shërbejë paqes dhe harmonisë sociale të vendit.

Please follow and like us: