Ekspozitë në Washington DC për të treguar shkeljet e të drejtave në Iran, thirrje për ndalimin e hyrjes së Presidentit të Regjimit, Raisi, në SHBA
Të premten, 12 gusht 2022, një vit pas marrjes së detyrës nga presidenti i regjimit të Iranit, Ebrahim Raisi, një ekspozitë e hollësishme fotografike përballë Kapitolit të SHBA ekspozoi përfshirjen e tij për katër dekada në shkelje sistematike të të drejtave të njeriut.
Ekspozita nënvizoi rolin e drejtpërdrejtë të Raisit në masakrën e vitit 1988 ndaj 30,000 të burgosurve politikë dhe në vrasjen e mbi 1,500 protestuesve gjatë kryengritjeve të vitit 2019.
Dëshmitarë, të afërm të viktimave dhe personalitete politike folën në këtë ekspozitë, duke bërë thirrje për ndalimin e hyrjes së Raisit në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në mbledhjet e ardhshme të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në qytetin e Nju Jorkut. Ai është në listën e sanksioneve të Uashingtonit për “Avancimin e shtypjes që regjimi ushtron brenda dhe jashte vendit”.
Organizatorët i kërkuan gjithashtu Shtëpisë së Bardhë që ta mbajë përgjegjës Raisin për krimet e tij kundër njerëzimit dhe për gjenocid.