Albspirit

Media/News/Publishing

Himarjotët protestojnë në Porto Palermo: Qeveria po na grabit pronat!

 

Pronarë të shumtë himarjotë të zonës së Porto Palermos, drejtues të organizatave të bregut si dhe përfaqësuesit politikë të minoritetit grek në Shqipëri, përkatësisht kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule dhe ai i OMONIA-s Fredi Beleri kanë zhvilluar mbrëmë një miting proteste kundër vendimit të fundit të qeverisë.

Sipas këtij vendimi qeveria Rama e shpall zonën nga Gjiri i Llamanit në hyrje të Qeparoit zonë të mbrojtur natyrore, me pretendimin e mbrojtjes së asetit natyror të kësaj zone. Mirëpo, sipas oratorëve të protestës së mbrëmshme, pas këtij vendimi fshihet një marrëveshje e fshehtë perspektive me oligarkët të cilët po gllabërojnë me të gjitha format tokat e himarjotëve.

Në miting pronarë të tokave në Porto Palermo refuzuan kategorikisht vendimin e qeverisë. U shprehën se kanë nisur ankimimet e tyre në shumicën e ambasadave të huaja në vend dhe në gjykatë. Sipas krerëve të minoritetit grek për këtë vendim ka pasur menjëherë ankesë edhe nga autoritetet e Greqisë, ndërkohë që sipas Dules dhe Belerit çështja do të shkojë në gjykatën ndërkombëtare të Strasburgut.

Oratorët folën në dy gjuhë, shqip dhe greqisht, ndërkohë që të pranishëm ishin dhe qytetarë të shumtë./gsh.al

Please follow and like us: