Iran, 288 tentativa të përditshme vetëvrasjeje
Më 2 gusht, e përditshmja Etemad raportoi se “288 njerëz kanë kryer vetëvrasje” në Iran brenda vitit të fundit kalendarik pers. “Një humbje jete çdo 16 ditë”, shtoi e përditshmja. Tashmë duket se ky trend është rritur gjatë muajve të fundit për shkak të përkeqësimit të situatës financiare në vend.
Inflacioni i shfrenuar ka tkurrur ndjeshëm shportat ushqimore të familjeve iraniane. Më 7 gusht, kreu i Sindikatës së Fruta Perimeve tha: “Blerjet e frutave nga populli janë ulur me 60 për qind në dhjetë ditët e fundit”. Ndërsa agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve ILNA raportoi se “konsumi vjetor i mishit të kuq për frymë nga familjet e punëtorëve ka rënë nën 3 kg”.
Please follow and like us: