Serbia duhet të shkapërderdhet/Serbia duhet goditur në qendër, jo në periferi
Ata dhe mbështetësit e tyre, institucionet politike, të sigurisë, ato kishtare, akademia po përpiqen për t’ia dhënë edhe një goditje Kosovës, për ta bërë një shtet definitivisht jofunksional, shtet krejtësisht të brishtë e të cenueshëm, dhe që një ditë të jetë i shkatërrueshëm, të shkërmoqet në goditjen e parë.
Kosova ta riafirmojë platformën rugoviane
Udhëheqësit e shtetit të Kosovës duhet t’i qëndrojnë besnik parimeve të Rugovës, platformave shqiptare të viteve të ’90-ta, që ruajnë koherencën, identitetin e ideve dhe të atdhedashurisë së përbashkët, duke u mbrojtur me ngulmë nga cenimet dhe sulmet diplomatike, propagandistike dhe ushtarake serbe, në veçanti.
Pra, Serbia duhet goditur në qendër, jo në periferi, në Beograd, jo në kufirin buzë Kosovës. Ajo duhet të goditet ashtu, që së paku të ndahet në tri republika, e që secila mund të vendosë për fatin e saj, shkëputjen apo ndarjen.
Vetëm atëherë Kosova do të ishte e qetë nga Beogradi dhe ata që fshihen atje nga krimet e kryera në mënyrë sistematike në Kosovë dhe në vendet e saj fqinje si Kroacia dhe Bosnja.
Por, ashtu Sanxhaku shqiptarë duhet që brenda një parashikimi të ardhshëm kohor, të jetë i disponueshëm për bashkim me Kosovën, për të krijuar një njësi etnike shqiptare, të korrigjueshme në disa dekada të ardhshme, ku tradita shqiptare e shkollimit, e zakoneve dhe aspekteve të tjera të trashëgimisë shqiptare të jetë e provueshme, e disponueshme dhe e jetueshme.
Prandaj, Sanxhaku përbën një nga pikat më neuralgjike të identitetit tonë të lashtësisë, të zemrës së Dardanisë, dhe të ndërtimit të karakterit dhe psikës shqiptare, të cilën Serbia, veçmas gjatë komunizmit përdori brutalitet të paparë për ta shtypur dhe tjetërsuar, në një etnicitet inekzistent, ‘mysliman’, absolutisht pa histori dhe pa asnjë lidhje me askë popull tjetër në botë, përveçse me ne shqiptarët.
Në këtë mënyrë edhe identiteti jonë iliro-shqiptarë do të ishte më i konstituuar dhe njëkohësisht do të përbënte një fuqi, që do t’i ndërpreste orekset ekspansioniste serbo-ruse, dhe me kohë do të shuheshin projektet dhe perspektivat e atilla çmendurake.
Unë mendoj se duhet të rrjedhë më shpejt, dhe madje detyrueshëm, ashtu që procesi i ndarjes apo dekompozimit të Serbisë ‘mitike’, të kryhet sa më parë.
Në këtë kontekst edhe Shqipëria do të duhej të angazhohej në dezintegrimin e Serbisë, dhe jo për Ballkanin e hapur, siç bën Edi Rama, me të cilin synon Serbia ta vazhdojë mbijetimin politik, duke mashtruar se është një shtet paqësor dhe që parapëlqen integrimin, ndërsa në raport me Kosovën vepron krejtësisht në mënyrë të kundërt, duke provuar ndarjen dhe shkatërrimin e shtetit, të krijuar pas disa gjenocideve serbe ndaj shqiptarëve autokton!
Kështu që ulëritësi, sulmuesi i shqiptarëve, filosllavi Peter Stano nga Sllovakia, që nuk e njeh ekzistencën e Kosovës, dhe ata që e akordojnë atë ashtu, nuk do të kenë zë më me se t’i sulmojnë shqiptarët, dhe assesi ta mbrojnë Serbinë, e në asnjë mënyrë Rusinë.
Stano sigurisht i nxitur nga mbështetësit filorus e pro serb në BE, ka guxuar ta bëjë Kosovën fajtore po aq sa Serbinë, se kinse po nxit luftë.
“Rritja e retorikës nxitëse kohëve të fundit nga ana e zyrtarëve të Kosovës dhe Serbisë, në veçanti deklaratat rreth luftës dhe konfliktit në Ballkanin Perëndimorë paraqesin shqetësim të madh. Politikanët e lartë nga të dyja palët do të mbahen përgjegjës për çfarëdo përshkallëzimi që mund të çojë deri tek ndonjë rritje të tensioneve dhe potencialisht në dhunë në rajon”, thuhet në këtë deklaratë të bërë të dielën nga Stano.
Një deklarim i tillë është edhe fyerje për vetë BE-në dhe NATO-n, të cilat kanë investuar me miliarda e miliarda euro për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit politik në Kosovë. Dhe po ashtu në kundërshtim me të gjitha informacionet dhe analizat kredibile perëndimore, përfshirë ato amerikane, se Serbia është duke projektuar dhunë dhe pretekst për ndërhyrje në veri, me ndihmën apo si projekt ruso-serb.
Stano dhe ata që mbështesin paradigma të tilla e dinë, që Kosova nuk mund të nxisë asnjë luftë, pasi Brukseli e ka detyruar Kosovën, që as atë forcë të paktë që e ka në FSK, si formacion ushtarak të mos guxojë të shkelë në veri, pa lejen e tij.
Pra, deklarimet e tilla z.Stano dhe mbështetësit e tij, e sjellin në nivel të afërt me deklarimet dhe qëndrimet e Vuçiqit.
Është koha që me Bashkimin Europian të udhëheqin njerëz si kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas, e cila e ka qartësuar edhe për BE-në se kush është Rusia dhe kush janë, cilët popuj dhe shtete miq të vërtetë të BE-së e NATO-s.
“Dakord në fakt. Në të njëjtën kohë – liberalizoni vizat për Kosovën, shtetin më pro BE-së dhe NATO-s në këtë pjesë të botës. Nëse BE-ja i lejon udhëtim pa viza Venezuelës së Maduros dhe Nikaraguas së Ortegës, me siguri Kosova po diskriminohet nga vetë aleatët tanë?”, ka deklaruar Kallas.
Pra, ata që mendojnë dhe flasin me zërin e Stanos, nuk janë as demokratë dhe as europian të vërtetë, por janë vëllezërit e Maduros e Ortegës, dy diktatorëve latino-amerikan!/botatos