Sakip Cami: NËN DUVAKË NUSËRIE, ARMË TRIMËRIE
BETEJA LUFTARAKE E DIBRANËVE DHE LURJANËVE, ME 300 LUFTËTARË NËN DUVAKË NUSESH”, UNIKALE NË TROJET SHQIPTARE
Historia e ngjarjes
Nga gjysma e shek . XVIII, në një kohë kur turqit ishin të zënë me luftëra të tjera, një fuqi serbe e ardhur nga Nishi doli në Kala të Dodës. Ata donin të shtinin në dorë Dibrën dhe Lumën. Kjo fuqi serbe e përqëndruar në Kala të Dodës, që në atë kohë quhej Qafa e Kalasë, para se të niste sulmin, për t’i prekur nderin e familjeve të tyre dhe për të zënë shkak, u dërgon fjalë krerëve të Dibrës së poshtme, Kalisit dhe katundeve rrëzë Korabit që tu dorzonin 300 vajza të reja për oficerët e tyre. Krerët u mblodhën në kuvend dhe vendosën që ti përgjigjeshin me dredhi kësaj kërkese, pasi nuk mund t’i bënin ballë me forca e armatim. Në kuvend morën pjesë edhe përfaqësuesit e Lurës, plaku Nikoll Doçi i Lurës. Ai u propozoi serbve që tu dorzonin 300 kuaj dhe 300 duvakë të kuq, sepse të tjerat i rregullonin vetë… Propozimi i Llesh Doçit u miratua në kuvend dhe dhe u caktuan pesë persona për tja paraqitur oficerit serb. Një nga këta përfaqësues ishte edhe vetë Lleshi që dinte serbisht. Oficeri serb i pranoi kushtet dhe u caktua dita kur do të dorëzoheshin vajzat. U hap lajmi sikur do të caktoheshin 300 vajzat, por në fakt u caktuan 300 luftëtarë me pushkë e me plumba të vërtetë. Treqind vajzat me duvakë të kuq do të shoqëroheshin nga 1000 përcjellës krushq. Kur oficerët serbë u rradhitën dhe prisnin të merrnin nuset, luftëtarët përcjellës qëlluan mbi serbët. Serbët në fillim kishin fishekë me tapa sipas marrëveshjes së bërë më parë. Më pas filloi lufta e vërtetë ku mbetën shumë serbë të vrarë. Mbetën të vrarë edhe dy vëllezërit e Lleshit, Deda dhe Gjoka. Kur e mori vesh ngjarjen Sulltani, kërkoi në Stamboll organizatorin sepse atij i interesonte konflikti midis shqiptarëve dhe serbëve. Llesh Doci shkoi në Stamboll, ku Sulltani e priti mirë, bile edhe në prani të sulltaneshës me të cilën kishte fëmijë.
Kur u kthye Llesh Doci në Lurë i thirrën Llesh Sulltana, Doc Sulltana. Sulltani i dha Lleshit titullin e të parit të Lurës dhe e lejoi të mbante gjatë dimrit bagëtinë e tij në Gjoricë. (Hazis Ndreu, “Dibra në udhën e historisë, Faqe 152-153)
KANGA: NËN DUVAKË NUSËRIE, ARMË TRIMËRIE , “DASËM ME 300 NUSE”
Djali i KrajlittëSerbisë/ Qenkabapashë i Turqisë/ Po u con fjalëDibravllaznëvetëvet/Po na kërkonserbi me na bamejk/LleshNikolla sa ka ndigjue/Ka mbledhshokëttujkuvendue/Janëmbledhburrat si t’jabajmë, /këtkuven me nder ta ndajmë/pa u shembmaletaq sa janë/janëbetue e kanëthanë./s’kemicucapërpashan/treqinddjemtëcohen n’kamë/treqinddjem ,treqindduvakë/shpatatngjeshur, zjarr e flakë….
Ka filluepushka,fillueshamata/ Thërrasinserbët : »O lele, majka/Filloilufta me lodër e dajre/Krushqit e serbët u banëvarre/se prej Lurës ke këtë fjalë/Cuca n’luftë i bahetdjalë.(H.Ndreu, Dibranëudhën e historisë, faqe 153-155)
Varianti i studiuesitBeqirShehu, ishmësuesnëKalatëDodësdheishshef i seksionittëArsmitdhetëkulturëssëDibrës, regjistrim i vitit 1962 ka disandryshime, porjothelbësore :
Djali i KrajlittëSerbisë/ Qenkabapashë i Turqisë /N’KalatëDodës ka dal pasha/Po kërkoka 300 vasha/300 vashatpërzabitët/Përmahi e jopërmik
AshtmbledhDheunëkuvend /Ky bidat s’ashtpa n’kët vend
Ma mirëvdesimnëtehtëshpatës/Se ti japimcucatvashës/
NajLleshDoci[1] e DogjDoda[2]/ Kan bamend n’kuven n’oda/Me tëpabesinbesënuk ka/
Dasëmtëmadhe do tëbajmë na/
Ditën e diell me të dal drita/300 djem si petrita/mblue si nuse me duvak/Mbushmartinat, gishtin n’cark/
Para u prijnë 1000 malsorë/ me bajrak si ashtzakon/Vesh me tirqe e koparana/N’breztopanxha e jatagana/
Pashajturkazganmbikalë/me prit krushqitpaska dal/rreshtongardën n’oborr/ Ban do name me pluma qorr/
Dhezabitatmbiatllarë/Përbrijpashësrradhë e rradhë/NjajLleshDoci n’kaltëzi/Para krushqve u ka pri/Jepkushtrimin si vetëtima/ Flakëtopanxha e flakë martina/Fyt përfyti .shpatë e thikë/ U prepasha me gjithëzabitë.
Ka edhenjë variant tjetërtëkësajkange, i ngjajshëm, pornëaspektinhistorik e paraqetngjarjen 600 vjet ma parë, pas vdekjessëSkënderbeut. Porprotagonisti i këtijorganizimidhedredhieluftarakeështëLleshNikollDoci i Lurës.
Kush është Llesh Nikoll Doçi i Lurës?
Llesh Nikollë Doçi ka lindur në Lurë në gjysmën e dytë të shek. XVII, sipas gjasave, nga viti 1683.Ai i përket një dere e fisi të moçëm e të njohur të Doçëve të Lurës, pasi qysh në kohën e Skenderbeut, një ndër të parët e tij, Preng Nikollë Doçi, sipas disa hulumtimeve, thuhet se ka marrë pjesë në Kuvendin e Besëlidhjes së Lezhës, më 2 mars 1444, si kreu i Malit të Lurës (e vetëqeverisur), se Lura ishte një ndër Nëntë Malet e Gegnisë. Ai ishte prijës krahinor e bashkëluftëtar bashkëkohës i tij, se krahina e Lurës ishte një nga bazat e rëndësishme të Skënderbeut përgjatë qeverisjes së shtetit të tij skënderbegian.
Llesh Nikollë Doçi në kohën e tij ishte përfaqësuesi kryesor i Derës së Doçit, që ishte Dera e Parë e Lurës, të cilit i përket merita e madhe se e konsolidoi dhe e lartësoi këtë derë historike të Lurës e Malësive të Veriut Shqiptar, e njohur në katër vilajetet otomane në tokat shqiptare prej nga Shkodra në Prizren dhe deri në Manastir e Janinë, aq sa dhe Porta e Lartë në Stamboll u detyrua t’ua njihte meritat e tyre, t’iu bëntë lëshime perandorake nga Sulltan Ahmed III me plotësime të kërkesave të tyre atdhetare për Lurën e Dibren.
1.- Ai e ka filluar veprimtarinë e tij atdhetare, si njeri i ditur dhe trim, me aftësi të larta të organizimit dhe të drejtimit të fisit të tij të Doçëve dhe të krahinës së tij të Lurës, në një kohë që ende nuk ishte krijuar Bajraku i Lurës, ende nuk ishin formuar a konsoliduar të Katër Oxhaqet e mëdhenj të Dibrës.
Doçi i Lurës, Dera e Parë e Lurës, kreu i së cilës asokohe ishte nipi i tij- Gjergj Nikollë Doçi, përmendet si përfaqësuesi Lurës që në Kuvendin e vitit 1580 të Dardhës, Reçit, Lurës e Çidhnës.
2.- Pati vështirësi të mëdha në kohën e qeverisjes së saj, pasi krahina e Lurës ishte e shkatërruar nga lufta me otomanët dhe popullsia autoktone e larguar po rikthehej në trojet e veta për të ndërtuar ardhmëri mbi gërmadha lufte.
Kryeipeshkvi i Durrësit, Mark Skura, në Relacionin e tij të 20 dhjetorit 1641 shkruante se “Vizitova Lurën: të krishterët nuk i paguajnë haraç turkut, kanë kishën e Shën Mërisë me një prift dhe janë 1012 frymë; Gurë Lura numëronte 84 të krishterë të lirë nga haraçi turk, Fushë Lura 1007 të krishterë që i paguanin haraç Turqisë aq sa e shihnin të udhës, dhe vizitova Pregjën, e cila kishte një prift dhe ishin 504 frymë, krejtësisht të lirë nga haraçi turk”. Vizitatori Apostolik, dom Shtjefën Gaspri, famulltar i Durrësit, 30 vjet më vonë, në relacionin e tij të vitit 1671, shkruan: “Lura ishte shkatërruar në luftë me turkun. Kishin ngelë vetëm 50 shtëpi me nja 300 banorë katolikë…”. Kjo gjendje e rëndë e Lurës erdhi pas Kryengritjes Kundërotomane të vitit 1648 të Lurës (sëbashku me krahina të Dibres e Mirditës). Në vitin 1757 Lura arriti të ketë 124 shtëpi dhe 1001 banorë, të gjithë katolikë.
Pra, Derës së Parë të Lurës në qeverisje lokale i takoi Prija (e drejta e Kreut, drejtimi), kësokohe tepër të vështirë, “të rindërtimit të Lurës, të rikthimit të lurasve”.
3.- Llesh Nikollë Doçit i përket merita dinjitare se mbajti një Autonomi Lokale të Krahinës së Lurës mbi bazen e Të Drejtës Zakonore Shqiptare. Vet kënga popullore e transmetuar prej asaj kohe ndër breza, e ka një thënie atdhetare të tij:“vetëm këto male nuk durojnë bidat” (padrejtësi morale e juridike).
4.-Ky përfaqësues i Derës së Parë të Lurës e ka udhëhequr Kryengritjen Kundërosmane të Lurës nga prilli 1707 deri në mars 1708.
5.- Gjithashtu, ka marrë pjesë në Kuvendin e Dibrës të vitit 1712 si përfaqësues i krahinës së Lurës, ku vlerësohet si njeri i mendimit pleqnar dhe i veprimit luftarak.
6.- Llesh Nikollë Doçi – kreu i Derës së Parë të Lurës, sëbashku me të tijët të Doçëve e të Lurës, në vitin 1712 kundërshtuan pagimin e çdo lloj takse.Sulmi i fund-janarit 1712 ndikoi që të pezullohej vjelja e xhizjes në të gjitha Kazanë e Dibres.
7.-Llesh Nikollë Doçi ishte nismtari e një ndër prijësit e Kryengritjes Kundërosmane të Lurës e krahinave për rreth nga shkurti 1712 deri më 28 janar 1713, e cila pati jehonë të madhe deri në Portën e Lartë në Stamboll e në vende të Perëndimit. (Ramiz Lushaj, Gazeta e Alpeve, qershor 2020, Bota Sot)
[1] Prijës i Lurës
[2] Prijës i Recit