Ambasadori amerikan në Beograd: Asociacionin e mendojmë si modelet nëpër Evropë
Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, thotë se Asociacioni i Komunave Serbe në Kosovë s’duhet të jetë “diçka unike”, pasi ka modele nëpër Evropë se si duhet të bëhet.
Zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë përsëritur se nuk përkrahin bashkësi të komunave serbe në Kosovë, që do të dukej “shtet brenda shtetit”.
Ambasadori amerikan Hill, kur është pyetur rreth Asociacionit në Beograd, ka dhënë definicionin e tij, shkruan Gazeta Express.
Ai thotë se Asociacioni i Komunave Serbe, siç e mendon SHBA-ja, duhet t’u ngjajë shembujve që i ka në shtetet multietnike të Evropës.
Ditë më parë, Gabriel Escobar, emisar amerikan për dialogun Kosovë – Serbi tha se krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk duhet të jetë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, dhe të krijojë “shtet brenda shtetit”. /Express/