Albspirit

Media/News/Publishing

Hutim konspiracionistësh pas largimit nga Facebook të Sheryl Sandberg

Largohet Sheryl që ka bërë të qëndrueshëm biznesin e Facebook. Mentorë apo stazhierë, të gjithë “numrat dy” në krah të gjenive të teknologjisë.

Kur Mark Zuckerberg dhe Sheryl Sandberg u takuan për herë të parë në 2008, ai ishte 23 vjeç dhe Facebook, startup i tij, vlente 15 miliard dollarë. Zuckerberg kishte braktisur prej pak kohësh universitetin dhe ishte ende koha ku ishte e famshme të dilje në rrugë me pantofla plastike Adidas, edhe në dimër. Sandberg kishte 15 vjeç më shumë se ai, 38, dhe ishte një menaxhere e respektuar me një karrierë brilante: ishte diplomuar në Harvard, kishte qenë shefe kabineti e sekretarit të Thesarit Larry Summers në administratën e Bill Clinton dhe, së fundmi, ishte punësuar nga Google, ku kishte menaxhuar rritjen e madhe e sektorit publicitar të kompanisë, duke kontribuar në mënyrë të konsiderueshme në suksesin e saj. Kur Zuckerberg arriti ta punësojë Sandberg, punësimi më i rëndësishëm i bërë deri në atë moment – dhe ka mundësi është ende kështu – zyra e shtypit e tij bëri publike ndonjë motivacion rrethanor: i tha Kara Swisher, gazetares më të rëndësishme teknologjike të të gjitha kohërave, se Sandberg ishte zgjedhur sepse “ka përvojën e duhur në industri për Facebook, sidomos tani që duhet t’i zgjerojmë operacionet tona në nivel global”. Në realitet të gjithë e dinin, Zuck dhe Sandberg të parët, se ishte punësuar me një objektiv të madh: të jetë adulti në dhomë. Facebook kishte lindur para pak kohësh dhe megjithëse ishte një gjigand me ambicie globale nuk e dinte mirë se çfarë të bënte kur të rritej; Zuckerberg ishte një djalë joekspert dhe jo i mësuar me konvencionet sociale, që në një intervistë publike të famshme – gjithmonë me Kara Swisher – u detyrua të heqë bluzën pasi ishte kapur nga një sulm paniku dhe kishte filluar të djersiste në mënyrë të pakontrolluar.

Shërbente një person që të dinte gjithmonë se çfarë të bënte, që ta udhëzonte Zuckerberg në vendimet më të rëndësishme, që ta transformonte startup nga rritja e trazuar në një biznes me baza të qëndrueshme. Shërbehej edhe një person që t’i jepte besueshmëri Facebook, të kishte kontaktet e duhura me botën e të rriturve, të dinte të raportohej njëlloj me menaxherët e tjerë, të trajtonte me politikën, të menaxhonte shtypin famelik. Sandberg e bëri të gjithë këtë dhe për më shumë vite të tjera. Pas Zuckerberg, ka qenë personi më influent i historisë së Facebook dhe një prej atyre me sukses të madh: në 10 vitet e para të saj në Facebook ka dhënë një kontribut thelbësor në çuarjen e të ardhurave të kompanisë nga 150 milion në mbi 30 miliard dollarë. Kur më 1 qershor Sandberg ka njoftuar dorëheqjen e saj nga Facebook, është treguar si një prej “numrave dy” me sukses të madh të industrisë teknologjike amerikane, përveçse ka mundësi menaxherja më e fuqishme e botës. Jo se legacy e saj është e papërlyer: sidomos në vitet e fundit është përfshirë në skandale të ndryshme, nga influenca e Facebook në ngjitjen e ekstremizmave në Perëndim të Cambridge Analytica. Por roli i saj si numri 2 i Facebook dhe si guidë për Mark Zuckerberg është ende prototipike. Siç ka kujtuar në këto ditë eksperti i gjërave teknologjike Casey Newton, për vite të tëra të gjitha startup me potencial të lartë të Shteteve të Bashkuara “flisnin hapur për të “gjetur një Sheryl” që t’i ndihmonte të rriteshin dhe të piqeshin”. Pra, një i rritur në dhomë. Sheryl Sandberg është shembulli më i vonshëm i “numrit dy” të një kompanie të rëndësishme dhe influente thuajse sa “numri një”, por në botën e teknologjisë nuk ka qenë e vetmja (dhe këtu do të ndalemi mbi botën e teknologjisë, që ka veçoritë e saj, por mund të shkojë shumë përtej).

Një tjetër numër dy i famshëm i industrisë teknologjike moderne është Eric Schmidt, që ka qenë CEO i Google nga 2001 në 2011 dhe më pas president nga 2011 në 2015. Edhe ai u thirr që të bënte të rriturin në dhomë: Google ishte themeluar në 1998 nga Larry Page dhe Sergey Brin, dy djem pak më shumë se 20 vjeçarë gjenialë, por praktikisht të privuar nga çfarëdo përvoje biznesore. Investitorët e Google vendosën se për ta drejtuar kompaninë nga pikëpamja e biznesit shërbente një njeri me përvojë më të madhe dhe thirrën Schmidt, menaxher me një karrierë të gjatë në kompani të tjera teknologjike dhe sidomos me 20 vite më shumë se Brin dhe Page. Në kundërshtim nga Sandberg, që u bë COO (Chief Operating Officer) i kompanisë, post që certifikon pozicionin e dytë në hierarki, Schmidt u bë CEO (Chief Executive Officer), domethënë posti më i rëndësishëm. Megjithatë, Brin dhe Page mbetën megjithatë aksionistë mazhorance të Google (janë ende, falë një sistemi të veçantë që faktikisht e bën të pamundur t’i lëvizësh) dhe mbajtën një influencë themelore mbi kompani dhe sidomos prej aspekteve teknike dhe ideimin e produkteve të reja. Por për sa i përket biznesit, për shumë vite Schmidt qe numri një i vërtetë dhe një prej idhtarëve kryesorë të suksesit tregëtar të Google. Sidomos në periudhën e parë, Page, Brin dhe Schmidt qenë faktikisht një treshe, të konsideruar përgjegjës të suksesit të kompanisë në mënyrë paritare: të dy themeluesit e ndrojtur dhe gjenialë dhe menaxheri që krijonte bazat e një kompanie të suksesshme, ata me bluza dhe ai me këmishë. Në ato vite, janë të shumta fotot dhe kopertinat që i tregojnë të gjithë bashkë apo intervistat ku Brin dhe Page flasin në skenë dhe Schmidt është pak më larg, si për t’i survejuar. Në shumë raste, Schmidt ka në fakt një qëndrim eksplicit atëror. Ky sistem, ku i rrituri në dhomë bëhet CEO i startup dhe e merrte drejtimin nga themeluesit e rinj ishte më shumë e zakonshme në vitet e para të platformave.

Ndodhi edhe me Yahoo! në 1995, kur me shtytjen e dy themeluesve Jerry Yang dhe David Filo ia ofruan postin e CEO ish menaxherit të Motorola, Tim Koogle, që e mbajti deri në 2001 dhe më pas qëndroi si president deri më 2003. Veç të tjerash, Yang dhe Filo mbetën shumë pak të përfshirë në kompaninë e tyre nga sa nuk ka qenë Brin dhe Page, që janë larguar nga operacionet e përditshme vetëm prej pak vitesh. Nëse prototipi i parë i “numrit dy” në industrinë teknologjike është ai i të rriturit në dhomë, prototipi i i dytë është ai i partnerit apo i dishepullit – domethënë jo një figurë e pjekur që mund të udhëheqë dishepujt në fillimet e tyre, por një figurë plotësuese që mund ta ndihmojë biznesmenin gjenial në ndërtimin e kompanisë si të barabartë apo nën thuajse një shkallë. Për shembull, historia e Apple është e pasur me figura të kësaj natyre: numra dy që kanë orbituar përreth yllit të Steve Jobs dhe roli i të cilit shumë shpesh është jetik për ta çuar biznesin në sukses. Njëra prej këtyre figurave mund të jetë Steve Wozniak, “Steve tjetër”, që e themeloi Apple bashkë me Jobs në një garazh të Los Altos në California. Në realitet Wozniak qe më shumë se një numër dy, qe gjeniu teknik që zhvilloi të gjitha risitë e para të Apple, ndërsa Jobs ishte njeriu i marketingut, i marrëdhënieve publike, i vizioneve të mëdha. Por për çështje karakteriale dhe qasje personale, Wozniak mbeti gjithmonë një hap prapa, ia la Jobs që të zinte skenën dhe me kalimin e viteve u bë një këshilltar i besuar dhe mbeti një nerd përrallor: Woz pushteti nuk i ka interesuar kurrë.

Një figurë e kësaj natyre, megjithëse shumë e ndryshme, është edhe Tim Cook, që u bë CEO i Apple pas vdekjes së Jobs. Ashtu si Sandberg, edhe Cook pati postin e COO, Chief Operating Officer, por në kundërshtim nga Sandberg nuk pati kurrë nevojën që të ishte i rrituri në dhomë: Jobs ishte tashmë mjaft i rritur dhe gjithësesi në dhomë kishte qenë gjithmonë dhe vetëm ai. Megjithatë, Cook e trasformoi Apple në mënyrë të butë, por jashtëzakonisht influente: u morr me logjistikën, t’i bënte operacionet me efikase, funrizuesit – të gjithë këto gjëra që në praktikë që nuk kishin të bënin me projektimin e aparateve elegante prej xhami dhe metali, por që e bëjnë një kompani të qëndrueshme dhe të aftë të përhapet në botë. Jobs ia njohu këtë vlerë dhe e zgjodhi si pasuesin e tij. Ky lloj numri dy, partnerët dhe dishepujt, janë patjetër më të zakonshmit dhe pasqyrojnë një rrugëtim linear karriere: një menaxher brilant që fiton besimin e shefit, e mbështet në punën e tij dhe më pas i mbledh trashëgiminë kur vjen momenti. I ka ndodhur Andy Jassy të Amazonit, që ka zëvendësuar Jeff Bezos në rolin e tij si CEO, Ted Sarandos të Netflix, që ka zëvendësuar themeluesin Reed Hastings, e kështu me radhë. Numri dy i Bill Gates – Paul Allen, i vdekur parakohe në 2018 për shkakt të linfomës Hodgkin – që një figurë e mesme midis të rriturit dhe partnerit.

Allen dhe Gates qenë bashkëkohës dhe sidomos në vitet e para të Microsoft bashkëpunuan bashkë në mënyrë të barabartë: midis gjërave të tjera, qe pikërisht Allen ai që ideoi emrin Microsoft. Por në shumë prej fotografive të para pionieristike të Microsoft, në fillimvitet ’80, të dy kanë një pamje shumë të ndryshme: Allen thuajse gjithmonë me xhaketë dhe kollare, Gates në tshirt dhe xhinse. Në këtë periudhë, Allen qe edhe i rrituri në dhomë, ai që pati një rol predominues në sigurimin e Microsoft me kontratat e para të rëndësishme tregëtare dhe figura e tij hibride dhe e veçantë pasqyrohet edhe në faktin që shkëputja e tij nga Microsoft qe mjaft e parakohshme: u dorëhoq në 2000, pasi që prej mbi 10 vitesh ishte marrë gjithësesi me projekte të tjera, por mbeti megjithatë një prej aksionerëve kryesorë të Microsoft dhe një mik i Gates. Me pasurinë e fituar tek Microsoft, Allen ribëri më pas një jetë tjetër: u bë një investitor i rëndësishëm, pronar skuadrash sportive dhe një filantrop i madh. Është pastaj edhe një lloj i tretë i “numrit dy”: rivali, domethënë ai që minon suksesin e numrit një për t’i marrë vendin. Janë figura pak të zakonshme, pasi një kompani disfunksionale vështirë se është një kompani e suksesshme. Por në industrinë teknologjike, ku në dy dekadat e fundit mund të rriteshe dhe të krijoje pasuri pavarësisht disfunksionalitetit, ka disa raste të mirënjohura.

Le të marrim Twitter. Në javët e fundit është folur shumë për kompaninë prej dizaventurave tashmë të famshme me Elon Musk, që fillimisht ka bërë një ofertë për blerjen e rrjetit social, më pas ka filluar t’i krijojë probleme gjiganteske, ka mundësi për të kursyer mbi çmimin. Por nëse kthehemi prapa me 15 vite, në kohërat e para të rrjeteve sociale, gjërat qenë patjetër të trazuara: katër themeluesit (Jack Dorsey, Noah Glass, Biz Stone dhe Evan Williams) kaluan pjesën më të madhe e kohës së tyre duke konspiruar kundër njëri tjetrit. Siç e rrëfeu gazetari Nick Bilton në librin e tij “Hatching Twitter”, Dorsey dhe Williams fillimisht konspiruan për ta nxjerrë Noah Glass jashtë nga kompania. Dorsey u bë CEO, por pak kohë më pas Williams e nxorri atë jashtë nga Twitter për t’i zënë vendin. Williams u bë CEO, por dështoi mjerazi, pjesërisht pse i penguar nga Dorsey: u shtrëngua të japë dorëheqjen dhe në këtë pikë Dorsey bëri një rikthim triumfal në Twitter, duke i dhënë fund mbi 5 viteve luftëra, ku bashkëthemeluesit e besuar qenë transformuar në bashkëkonspirator. Së fundi, janë të zakonshmit: numrat një që nuk kanë nevojë për numrat dy apo, aq më pak, nuk kanë nevojë për numra dy influentë. Janë jashtëzakonisht të veçantë në industrinë tekonologjike, pasi është e vështirë ta shtysh me një kompani milionëshe apo deri miliardëshe, pa dikë me të cilin të konfrontohesh baraz. Të zakonshmit janë personazhe të veçantë, shumë shpesh të pabesueshëm. Elon Musk është njeri prej tyre.

(Nga Il Foglio)

Përgatiti: Armin Tirana

Please follow and like us: