Albspirit

Media/News/Publishing

Odise Kote: Vera e Çiminxhit…

 

 

 

Rrush i një toke të pjerrët, zhavorrkuq, të argjiltë,

si shaka gazmore që tradhëton me forcë mospërputhjet e jetës,

ngopur gjithë ditët me diell, me hoka cinike, me shpirt.

 

Grotesk që gatuan ftohtësisht,

shijen e veçantë të lëngut magjik,

me marramendje, me lojëra

me uthull, me marrëzi dhe trishtim.

 

 

Njëra histori dashurie pa ngjasim nga tjetra, (rrëkëllehen gotat)

Sikur kapërcehen kohët,

që kërkojnë shumë palë sy, vëmendje,

tjetër kënd – shikim.

 

Përmidis, si shaka gazmore, dhuratë prej Zotit,

kjo verë Çiminxhi …

 

Rrush i një toke të pjerrët, zhavorrkuq, të argjiltë,

si shaka gazmore, ngopur me diell, me shpirt,

me përshesh vere ushqen ndonjëherë dhe femijtë…

 

 

 

* Çiminxhi – zonë me vreshta, ku prodhohet një verë e kuqe me nam, në Pogon të Gjirikoastrës.

Please follow and like us: