Albspirit

Media/News/Publishing

Rrufeja në Drenovicë nxit muzën e poetëve të maratonës botërore

Një banesë dy katëshe është djegur në fshatin Drenovicë në Dimalshkak i zjarrit është bërë një rrufe e cila ka goditur çatinë e ndërtesës. Menjëherë pas sinjalizimit të marrë, në vendngjarje kanë shkuar forcat e zjarrfikësve të Dimalit dhe në ndihmë të tyre janë nisur edhe dy mjete zjarrfikëse nga Berati, një nga Kuçova dhe një nga Rroskoveci. Në momentin e rënies së zjarrit në banesën e dy vëllezërve Gramoz dhe Ferdinand Golemi, familjarët dhe fëmijët ndodheshin në katin e parë dhe të gjithë kanë dalë nga banesa pa lëndime, të ndihmuar edhe nga komshinjtë. Zjarri u lokalizua dhe flakët e zjarrit tashmë janë shuar plotësisht por shtëpia ka pësuar dëme të mëdha, sidomos në katin e dytë që është djegur plotësisht.

Ngjarja ka shërbyer si muzë për poetët e maratonës botërore, të cilët kanë hedhur vargjet e para, që pritet të konkurojnë në disa evente ndërkombëtare.

Please follow and like us: