Albspirit

Media/News/Publishing

Sadik Bejko: KËNGË NËN ZË PËR MIQ TË VJETËR

 

Ata ku janë, ku janë ata…miqtë që një herë e një kohë i kisha frymë e vesë?

Dritë si ajo që ditët e kanë të shkruar argjëndisht e derdhur në grykë agu

Dritë që rrjedh nga mali si ujë

shkëmbi që shkumbëzon te zalli.

Ku janë…

Më shfaqet një me flokë e mjekër vyshkur..

i gjallë a është fantazmë miku?

Aaaa (këndoj me vete) ku janë ata miqtë e lashtë

Më deshën, i desha, dhe u grindëm

Dhe mbajtëm mëri e u ulën në kafe bashkë.

Aaa them sot një këngë për ju o miq

sado larg, mbi tokë a nën tokë të më jeni.

Në një çast të ditës në tru më bëhen tunele.

Vij tek ju, të rrimë, të flasim prapë si atëhere.

Aaa sa shumë do jemi dashur dhe se  vesa e ujërat që shpërnahen përjetësisht hemisferave, lugjeve në ditë e në natë..

Hijet vijnë e më ndriçojnë me miqësi,

tani hijet tuaja më vijnë prapë .

Aaa të këndoj a të qaj..sytë janë zbutur me vesën lagur të thatë…

dmth nuk kam për t’u parë më me ju

në këto anë e vise me ngricë e me vapë.

Aaaa sa të bukur ishim atëherë kur dinim se nesër shihemi. Aa aa drita çel në ujë, drita ndez dhe në rrap…veç ju nuk dukeni.

Nesër (ju shoh dot?)

dritaren nga ju do ta hap…

Venitur sot më shfaqen fytyra të vërteta miqsh, (aaa këngë e vizuar në kartë)

a aaa fytyra të vyshkura miqsh në imagjinatë.

Please follow and like us: