Stoltenberg në konferencë me Vuçiq: Do të dërgojmë forca dhe do të ndërhyjmë ushtarakisht aty ku nevojitet
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke folur për situatën e tensionuar në veri më 31 korrik, ka thënë se KFOR-i në Kosovë ka rol neutral por janë në gjendje të dërgojnë forca shtesë dhe të intervenojnë aty ku nevojitet,
Stoltenberg në një konferencë të përbashkët me presidentin serb Vuçiq është shprehur se qëllimi i KFOR-it është të ulin tensionet, raporton Gazeta Express.
“Nëse ka nevojë ne do të dërgojmë forca shtesë dhe do të intervenojmë aty ku nevojitet dhe do të veprojmë në mënyrë proporcionale. Qëllimi ynë është të ulim tensionet. Roli i NATO-s në Kosovë është i bazuar në mandatin e OKB-së, që do të thotë se roli ynë është neutral dhe angazhohemi për sigurinë e të gjithë komuniteteve. Ne përkrahim dialogun politik të ndërmjetësuar nga BE-ja. Ne nuk do të përfshihemi dhe do të mbajmë rolin neutral”, tha Stoltenberg.
I pyetur nëse ushtria serbe ka kaluar vijën administrative të kufirit me Kosovën, Vuçiq tha se kjo s’ka ndodhur dhe s’do të ndodhë.