Albspirit

Media/News/Publishing

STUDENTJA E KOLEGJIT AAB ZË VENDIN E DYTË NË LOJËRAT AKADEMIKE ÇEKE NË FUTSALL

Melisa Osmani, studente e Fakultetit të Kulturës Fizike në Kolegjin AAB, ka bërë një përfaqësim dinjitoz derisa u rendit në vendin e dytë në Lojërat Akademike Çeke në Futsall , duke përmbyllur me sukses edhe vitin akademik si studente në programin ERASMUS.

Këto lojëra organizohen çdo vit nga Shoqata Çeke e Sporteve Universitare (ČAUS), dhe mbahen në universitetin e përzgjedhur. Këtë vit ato u organizuan në Universitetin e Bohemisë Jugore, derisa studentja Osmani e Kolegjit AAB arriti sukses të madh si pjesëmarrëse, ku përfaqësoi njërën nga universitetet më të njohura çeke, atë të Masaryk.

Ajo zuri vendin e dytë në garat e futsall në konkurrencën e femrave, duke u shpallur nënkampion të Republikës çeke në këtë sport.

Melisa Osmani falënderoi Kolegjin AAB për mundësinë e dhënë, ndërsa foli edhe për arritjen në këto gara.

“Ka qenë një eksperiencë shumë e mirë, madje edhe organizatorët ishin të befasuar që kishte lojtarë nga Kosova. Falënderoj Kolegjin AAB për mundësinë e dhënë që të jem një vit student në Universitetin Masaryk të Çekisë, në kuadër të programit ERASMUS”, u shpreh Osmani.

Kolegji AAB, përmes programit ERASMUS vazhdimisht iu ofron studentëve mundësinë që sukseset e tyre t’i shënojnë edhe jashtë vendit, duke përfaqësuar kështu aftësitë e zotësitë që ata kanë marrë gjatë viteve të studimit./kolegji AAB, 22 korrik 2022

Please follow and like us: