Tri poezi nga Avdush Canaj

KLASA
Klasa pa vajza
nuk është klasë
është si kopshti pa lule
si mali pa këngë
Klasa me vajza
rrit harenë në çdo bankë
edhe shkumësit i qeshin faqet.
NË KËMISHË TË PALMËS
Me të kaltrën
Pikturon
Detin e paskaj
Në këmishë
Të palmës
Balonë portokalli
E bënë diellin
Te xhepi i zemrës
Firmos emrin
Pulëbardha.
PËLLUMBAT E MI
Pëllumbat e mi
shpërndajnë buzëqeshje
me shportat
e diellit
të gëzohet planeti
Please follow and like us: