Albspirit

Media/News/Publishing

Sadik Bejko: ME SHAMI, PA SHAMI

Më vjen keq (dhe fare nuk më vjen) që prej një shekulli te ne hapet e rihapet ky debat për shami mbi kokën e grave shqiptare.
Shqipëria që herët, por zyrtarisht që nga mbreti Zog e ka zgjidhur këtë debat. Ne zyrtarisht dhe ligjërisht jemi vend laik. Mbreti Zog i veshi motrat e tij matiane myslimane si europiane.
Shaminë ato/atyre që u ngjaka se paska shumë vlera superiore dhe i bëka më të mirë se ne të tjerët, le ta përdorin.
Për këtë u vijnë në ndihmë të drejtat e njeriut, liria e ushtrimit publik të besimit etj, etj.
Në Europë, Kanada për modë marrin në kabinete qeveritare shumë shamivënëse mbi kaptinë, me gjasme multikulturalisht edhe myslimane… të pakrehura nën shaminë atje poshtë.
Por unë nënën, gjyshen, stërgjyshen i kam pasur myslimane pa shami, pa perçe se ne jetonim më mal e në vende ku gruaja ishte e respektuar për punët që bënte në familje e në bashkësi. Që e mbushte vatrën familjare me bukë e me fëmijë.
Jo për atë që të mbante perçe a shami. Nuk di sa fëmijë bëjnë sot që të mbushin vatrën plot këto myslimanet e depiluara nën shami. Ato nuk i ndalon kush… kanë të drejtën e tyre të depilohen dhe të mbulohen…
Të vijmë te debati publik… shamia a jo shamia? Ne e kemi mbyllur këtë llogari. Secili a secila bën ashtu si do dhe ashtu si di. Nuk na e shet dot shaminë si vlerë me që e dashkan ky, apo ai.
Debate të tilla na kthejnë mbrapsht… kur na përmendin të drejta njeriu e të tjera… mosvlera të shitura si liri, si modernitet. E kotë për ne që kemi një përvojë shekullore një histori… të gruas shqiptare myslimane, familjare të devotshme, me… edhe… pa shami.
Please follow and like us: