Video/Festa e çmendur që zgjoi reagime, kryeministrja do t’i nënshtrohet testit të drogës
Videot nga festa e çmendur i kanë kushtuar shumë kryeministres finlandeze Sanna Marin. Shumë e akuzojnë për shthurje, kurse të tjerë për përdorim të lëndëve narkotike, ndërsa ajo ka pranuar së fundmi që të bëjë testin e drogës për t’i mbyllur gojën kritikëve.
“Nuk kam asgjë për të fshehur. Unë nuk kam përdorur drogë dhe për këtë arsye nuk e kam problem të bëj një test,” i tha shtypit Sana Marin nga Partia Social Demokrate (SDP).
Videoja ku shihet kryeministrja duke kërcyer e papërmbajtur me një grup njerëzish është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale dhe është marrë nga disa media.
“Këto video janë private, janë filmuar në ambiente private”, shtoi kryeministri. “Unë isha duke kaluar një natë me miqtë,” shpjegoi ai.
Mënyra se si kërcente Marin u kritikua nga disa që e konsideruan të papërshtatshme për një kryeministër, ndërsa të tjerë menduan se ajo kishte të drejtë të argëtohej me miqtë në një festë private, raporton abcnews.al.
Deputeti Miko Karna i Partisë së Qendrës, i cili është pjesë e koalicionit qeverisës nën Marin, tha në një postim në Twitter se do të ishte “e mençur” që kryeministrja ” t’i nënshtrohej vullnetarisht një testi droge”.
Marin deklaroi se kishte konsumuar alkool në atë festë, ndërsa mohoi se kishte marrë drogë apo ishte dëshmitare e përdorimit të drogës nga personat që merrnin pjesë në të.
Kreu i grupit parlamentar të SDP, Andy Lindman, tha gjatë konferencës së partisë së tij sot se kryeministrja kishte mbështetjen e tyre. “Nuk shoh ndonjë problem të madh që Marin të kërcejë me miqtë në një event privat”, tha ai. Sa i përket testit të drogës, ajo duhet ta gjykojë vetë”, shtoi Lindman. /abcnews.al
🇫🇮 The Finnish Prime Minister @MarinSanna has come under fire, after a video of her partying was leaked today.
Allegedly, people can be heard in the background talking about cocaine use – but we have been unable to confirm this. pic.twitter.com/o0g4KGQ85a
— TLDR News EU (@TLDRNewsEU) August 17, 2022