Në krahët e dy burrave/ Deri në 4 të mëngjesit në klub nate, kryeministres i del tjetër video
Pak orë pas publikimit të videove të kryeministres finlandeze Sanna Marin në një festë të shfrenuar, është shfaqur një video e re e saj duke kërcyer me një burrë në një klub nate.
Videoja, e cila po qarkullon në rrjetet sociale, tregon politikanen 36-vjeçare finlandeze në klubin e natës rreth orës 4 të mëngjesit të 7 gushtit me krahët rreth belit të një burri, i cili – sipas mediave finlandeze – është këngëtari dhe kantautori Olavi Uusivirta.
Në fakt këngëtari, siç shihet në video, e afron fytyrën shumë afër qafës së Sana Marin dhe e ka dorën pas shpine. Kujtohet se dje kryeministrja finlandeze mohoi të kishte përdorur drogë në një festë ku ajo mori pjesë.
Njerëzit e pranishëm në festë i thanë mediave finlandeze kryeministrja kërceu në të njëjtën mënyrë si njerëzit e tjerë dhe thuhet se iu bashkua kantautorja finlandeze Alma dhe influencuesja e TikTok Sabina Sarkka.
“Sanna kërceu afër me të paktën tre burra të ndryshëm”, tha një nga të pranishmit, duke shtuar se “ajo u gjend në krahët e dy burrave të ndryshëm. Ajo vendosi dorën pranë një burri dhe ai e mbajti butësisht krahun e saj”.
Në të njëjtën kohë, një tjetër tha se “Unë dhe miqtë e mi po pyesnim nëse ajo është vërtet e martuar. Unaza mund të shihej ende “.
Sipas Seiska, kryeministrja finlandeze ka qëndruar në klub deri në orën 04:30 të mëngjesit dhe më pas është nisur për në shtëpinë e saj për të pushuar.
Në fakt të hënën në mëngjes ajo ka dhënë intervista për shtyp me zërin e saj të ngjirur.Vihet re se kjo festë e veçantë u zhvillua menjëherë pas kthimit të saj nga pushimet verore./gsh.al