50 mijë rusë të strehuar në Serbi që prej fillimit të luftës
Numri i shtetasve rusë që ndodhen në Serbi vlerësohet të ketë arritur nga 30,000 në 50,000 që nga shkurti kur filloi lufta në Ukrainë. Sipas një artikulli të Deutsche Welle, dhjetë mijë rusë kanë hapur llogari bankare në Serbi.
Përveç kësaj, ka rreth 1 mijë kompani të regjistruara në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Serbisë, me pronarë rusë, shumica e tyre janë në sektorin e IT, raporton SchengenVisaInfo.com.
“Zgjodha Serbinë sepse është një nga vendet e pakta ku mbajtësit e pasaportës ruse lejohen ende të hyjnë pa vizë. Përveç kësaj, natyrisht, është shumë skizofrenike që, si kundërshtar i Putinit, përfundova në një vend ku ka shumë njerëz që mbështesin regjimin në Rusi”, tha Katya Khazina, një 34-vjeçare nga Moska.
Rusët janë në gjendje të udhëtojnë pa viza në Serbi dhe kjo mundësi është përqafuar gjerësisht nga ata që kërkojnë të largohen nga regjimi i Putinit, përfshirë ata që kundërshtojnë luftën në Ukrainë.
Përveç lehtësirave në udhëtime, rusët zgjedhin Serbinë edhe për shkak të gjuhëve të lidhura sllave dhe fesë së përbashkët ortodokse.
Aktualisht, shtetasit rusë po luftojnë për të udhëtuar në BE, pasi shumica e vendeve të bllokut kanë vendosur tashmë ndalime udhëtimi ose po synojnë të reduktojnë numrin e vizave të lëshuara për shtetasit e tillë./euronews albania