Albspirit

Media/News/Publishing

Mevlan Shanaj: LAMTUMIRA E HESHTUR!

Dje iku për në banesën e përjetshme profesori i ekranit shqiptar.

Iku njeriu që i dha dritë dijesh të munguar krejtësisht Shqipërisë së paditur! Iku ai që ishte mësuesi i Viktor Gjikës, Dhimitër Anagnostit, Piro Milkanit, të cilët e lartësuan filmin shqiptar si pasurinë kombëtare më të çmuar që po reziston ende mes shqipfolsëve, të cilët me veprat e tyre përjetësuan historinë tonë.

Gjatë jetës së tij u bë mësuesi i gjithë kineastëve të tjerë që erdhën më pas që nga Rikard Ljarja, Saimir Kumbaro, Ibrahim Muço, Kristaq Mitro, Esat Mysliu, Besnik Bisha, Spartak Pecani, Esat Ibro etj. Iku ai që na tregoi Tinka Kurtin, Naim Frashërin, Sandër Prosin, Ndrekë Lucën, Margarita Xhepën. Roza Anagnostin etj., etj. Iku një artist unikal!

Iku “Nderi i Kombit” nuk iku larg qoftë asnjë deputet apo ministër që të çaheshin kanalet kombëtare televizive si Top-Channel apo Klan që të pasqyronin homazhet për të në Universitetin e Arteve! Këto kanale televizive kishin problemet e mëdha me kriminelët apo asetet e x femre apo këngëtare tallavaje se e ndërroi apo jo sportistin e radhës!

Nëse nuk dimë të çmojmë asetet kombëtare të rralla, ju them të gjithëve si po e djallosni historinë e zhvillimit të kombit!

Faleminderit Elva Margaritit!

Please follow and like us: