Ndahet nga jeta në SHBA, ish-deputeti shqiptar, themelues i Partisë së Legalitetit
Të premten në mbrëmje u nda nga jeta në Shtetet e Bashkuara, aktivisti shqiptaro-amerikan, Guri Durollari. Ai ishte 83 vjeç.
Zoti Durollari, që kishte emigruar në Shtetet e Bashkuara në vitin 1969, u kthye në Shqipëri pas rënies së komunizmit, duke krijuar Partinë Lëvizja e Legalitetit.
Ai ishte kryetari i parë i saj dhe e drejtoi partinë monarkiste në vitet 1993-1998. Në vitet 1997-2001 ai shërbeu si deputet i kësaj partie.
Ndër angazhimet e tij si aktivist në Shtetet e Bashkuara ishin kundërshtimi ndaj komunizmit në Shqipëri dhe mbështetja për Kosovën dhe luftën që i dha fund fushatës serbe kundër saj.
Please follow and like us: